Kodi i referencës I/1-431
Titulli Kinoditari Nr. 46, 1967
Suzhet 1 Konferenca e novatoreve dhe racionalizatoreve ne Tirane. Ne konference marrin pjese Mehmet Shehu, Gogo Nushi, Tuk Jakova, Xhaferr Spahiu, Pilo Peristeri. Fjalen e rastit e mbajti Gogo Nushi. Reparti ku prodhohen furnelat me vajguri. Punetoret e kesaj ndermarrjeje ndjekin rregullisht kurset e kualifikimit.(37.80m).
Suzhet 2 Kooperativa e bashkuar “Myslym Keta”. Te rinjte e fabrikes se tezgjahut te kombinatit te tekstilit “Stalin”, shkuan ne kooperativen e bashkuar “Myslym Keta” ne malesite e Tiranes per te ndihmuar fshataret dhe shoket e tyre qe kane ardhur ketu per te punuar dhe jetuar per 2-3 vjet bashke me kooperativistet. Te rinjte merren me hapjen e rrugeve te reja automobilistike. Punetoret dhe kooperativistet punojne per ngritjen e kabines se tensionit. (44.30m).
Suzhet 3 Hidrocentrali i madh i Vaut te Dejes. Punonjesit e ketij kantieri po gjejne rruge te reja per te shkurtuar afatet e ndertimit te hidrocentralit te madh te Vaut te Dejes. Ketu filluan te perdoren shperthime te medha ne thellesi te malit. (33.90m).
Suzhet 4 Takimi i perfaqesuesve qe moren pjese ne aksionet vullnetare te rinise. Ne pallatin e kultures, u be takimi i 57 mije perfaqesuesve. Te rinjte degjojne fjalen e babait te komunistes Shkurte Pal Vata, si dhe heroit pa sy nga Skrapari, Fuat Cela. Flet Gani Mero. Te rinjte i pershendeti Ramiz Alia. (36.80m).
Suzhet 5 Racionalizatoret e SMT-se se Vlores. Ne kete SMT, prej kohesh punojne per prodhimin e makinerive te reja bujqesore. Pas projektimit te makines per tharjen e misrit ne SMT u mblodh kolektivi te bente verejtjet e sugjerimet rreth projektit. (30.10m).
Suzhet 6 Ne hekurudhen Rrogozhine – Fier. Bashke me te rinjte e te rejat mirditore, ne trasene e hekurudhes Rrogozhine – Fier ka ardhur edhe nena 75-vjecare e heroines e popullit Shkurte Pal Vata. Ne hekurudhe kane ardhur tere familja e heroines, niper e mbesa, te cilet punojne pa u kursyer per te cuar ne vend idealin e Shkurtes. Nena e Shkurte Vates flet me te rinjte. (37.20m).
Teksti Peci Dado
Regjisor
Formulimi Muzikor Donika Muci
Operatorë Agim Fortuzi, Hamdi Ferhati, Petraq Lubonja
Montazhier I. Subiu
Zëri Asim Raxhimi
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1967
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 9
Vendi i prodhimit Shqiperia
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit