Kodi i referencës I/1-531
Titulli Kinoditari Nr. 44, 1969
Suzhet 1 Brigada e 25 sulmuese. Duken malesoret duke vallezuar. Festojne 25 vjetorin e brigades se 25 sulmuese. Merr pjese i deleguari i Komitetit Qendror te Partise dhe Keshillit te Ministrave, Dilaver Poci. Asiston dhe Spiro Moisiu. Duket permendorja e brigades se 25 sulmuese ku Dilaver Poci, etj. vendosin kurora me lule. Ish partizanet jane rreshtuar. Ish Komandanti i brigades, Celo Arreza, i paraqet forcen Dilaver Pocit. Me kete rast mbahet nje miting te cilin e cel Ali Kruja, Sekretar i Pare i Komitetit te Partise se Tropojes. Pershendet Dilaver Poci. Ne emer te ish partizaneve pershendet Nuri Arapi. Parakalojne ish partizanet. (74.90m)
Suzhet 2 Kombinati Josif Pashko. Ketu u organizua nje miting me rastin e realizimit te planit te katert pesevjecar para afatit. Marrin pjese Tonin Jakova, P. Kosta, Fadil Pacrami e Shinasi Dragoti. Ne miting flet drejtori i Kombinatit, Jani Doku. Tonin Jakova, pasi pershendet te pranishmit, u dorezon flamurin e 25 vjetorit te clirimit per suksese ne pune.(22.30m),
Suzhet 3 Rezervuari i Krumes (Llakaj). Bri rezervuarit te Llakajve ne Krume te Kukesit duket nje grumbull i madh kooperativistesh qe lozin dhe defrejne. Ne inagurim marrin pjese Haxhi Lleshi dhe Sekretari i Pare i Komitetit te Partise se rrethit, Izet Dyrmishi. Haxhi Lleshi pret shiritin e inagurimit. Haxhi Lleshi pershendet kooperativistet. Duket rezervuari, kanali i ujit. (36.30m)
Suzhet 4 Elektrifikimi i fshatrave te Gjirokastres. Duken fshatra te ndryshme dhe fshataret qe vallezojne te gezuar. Ne fshatin Holome organizohet nje meting te cilin e cel Pandeli Koreca. Ne miting pershendet Elmaz Pato, Sekretar i Komitetit te Partise se Rrethit te Gjirokastres. Duket nje shtepi nga brenda ku ndizet drita elektrike. Nje zonje e moshuar degjon radion.(31.20m)
Suzhet 5 Hekurudha Elbasan – Pishkash. Pamje nga puna e te rinjve vullnetare qe punojne ne zonen Kraste Xibrake, vullnetare duke ngritur mure traseje. Brigada e Burrelit duke punuar ne kembet e ures qe jane 75 m. (26.50m)
Suzhet 6 Futboll Shqiperi – Bullgari. Duket stadiumi, lojtaret duke luajtur, Dinamo shenon gol me anen e Ishmit. Loja perfundon 1-0 ne favor te Dinamos. (2.60m)
Teksti Faslli Cuka
Regjisor
Formulimi Muzikor Metije Dautaj
Operatorë Agim Fortuzi, Pashko Como, Dhimiter Lala, Ilia Terpini
Montazhiere Elpiniqi Bode
Zëri Asim Raxhimi
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1969
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 9
Vendi i prodhimit Shqiperia
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit