Kodi i referencës | I/1-336 |
Titulli | Kinoditari Nr. 43, 1965 |
Suzhet 1 | Uzina e metalurgjise se zeze ne Elbasan. Pamje e uzines nga jashte ndersa brenda po behet montimi i makinerive. Ne furrat e shkrirjes se metalit punon brigada e mjeshtrit montator Maqo Polena. (31m). |
Suzhet 2 | Vjelja e molleve. Ne Dvoran, rrethi i Korces, po behet vjelja e frutave, rreth 7000kv. (21.20m) |
Suzhet 3 | Kanali Mat -Lezhe. Ne afersi te ures se Matit po ngrihen digat prej betoni por qe do te kthejne ujrat e lumit ne kanalin vadites qe eshte i gjate 320m. (24.90m). |
Suzhet 4 | Ne liqenjte e Prespes. Panorama te bukura te liqenit, pelikanet fluturojne. Ketu peshkataret gjuajne per sardele. Dallohen ne pune Naum Petro dhe Piro Gjoni. Buze liqenit shtrihet fshati i bukur Pusteci. Kooperativistet e ketij fshati jane duke mbledhur dege kallamash per bagetine. (40.50m). |
Suzhet 5 | Me ansamblin Kinez “Fronti”. Me autobuz ansambli shkon ne kooperativen bujqesore “Mao Ce Dun” te Divjakes. Ata volen rrush bashke me fshataret dhe dhane nje program artistik. Ne teatrin “Aleksander Moisiu”, Durres, ansambli kinez dha nje program vallesh. Vallja “Lulja e diellit”. Vallja “Bijte e Detit te Lindjes”. (72.30m) |
Teksti | Muharrem Skenderi |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | Donika Muci |
Operatorë | Niko Theodhosi, Petraq Lubonja, Dhimiter Lala, Saim Kokona |
Montazhier | Ilo Pando |
Zëri | Xhevat Behri |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e Zi |
Viti i prodhimit | 1965 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 9 |
Vendi i prodhimit | Shqiperia |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article