| Kodi i referencës | I/1-253 | 
| Titulli | Kinoditari Nr. 43, 1963 | 
| Suzhet 1 | Kongresi i I i Shoqerise per Ndihme Ushtrise dhe Mbrojtjes (SHNUM). Me 24-25 Nentor ne Tirane u organizua kongresi i I i shoqerise per ndihmen e ushtrise dhe mbrojtjen. Kongresin e deklaron te hapur kolonel Astrit Meshani, zv/kryetar i SHNUM. Raportin e mban gjeneral leitnant Spiro Moisiu. Pershendet Sadik Bekteshi dhe Li I Fan. Shume organizatave ju dhane flamujt e garave. (44.90m). | 
| Suzhet 2 | 30 vjetori i krijimit te shkolles pedagogjike “17 Nentori” ne Tirane. Me rastin e 30 vjetorit, shkollen e viziton kryetari i keshillit te ministrave, Mehmet Shehu. Ne mbledhjen e organizuar me kete rast folen mesuesi i vjeter Ahmet Gashi, drejtoresha Vangjeli Mele, Vito Kapo dhe Mehmet Shehu. (49.10m). | 
| Suzhet 3 | Delegacioni tregtar kinez viziton kantierin e uzines se metalurgjise se zeze qe po ndertohet ne Elbasan. Delegacioni shoqerohej nga zv/kryetari i keshillit te ministrave Abdyl Kellezi. Kjo uzine ndertohet me ndihmen e RP te Kines. Delegacioni vizitoi edhe uzinen e perpunimit te naftes ne Cerrik. (49.10m). | 
| Suzhet 4 | Ngritja e shtyllave te tensionit te larte ne Vukatane te rrethit te Shkodres. Heroi i Punes Socialiste Ferit Censko drejton punen per ngritjen e shtyllave te linjes Lac-Shkoder. Erdhi edhe inxhinier Spiro Koleka, anetar i BP te KQ te Partise. Pamje e shtyllave te tensionit te larte. (37,70m). | 
| Suzhet 5 | Vjen ne Shqiperi delegacioni i shoqerise sportive te mbrojtjes se RP te Kines. Me ftesen e keshillit te SHNUM-it vjen per nje vizite miqesore delegacioni i cili shoqerohet nga Li Da, kurse Li Ci Tau kryeson delegacionin e rinise komuniste kineze. Delegacioni viziton kombinatin e tekstileve stalin ku u foli drejtori Veis Gjebero dhe Li Ci Tau. (451.40m). | 
| Suzhet 6 | Neper bote. RDP Korese. Uzina e shkrirjes se celikut te Taisanit ne RD Popullore te Korese. (14,40m). | 
| Suzhet 7 | Ne Sachsenring, Gjermania Demokratike, u zhvillua kampionati boteror i motociklizmit ku moren pjese 23 vende. Ne garen me motorra vendin e pare e zuri Zelanda e Re. Ne garen e makinave e zuri RD Gjermane. (39.40m). | 
| Teksti | |
| Regjisor | |
| Formulimi Muzikor | |
| Operator | Dhimiter Lala, Hamdi Ferhati, Pashko Como | 
| Montazhier | Vitori Celi | 
| Zëri | |
| Kategoria | Kronika | 
| Kroma | Bardhë e Zi | 
| Viti i prodhimit | 1963 | 
| Numri i akteve | 1 | 
| Kohëzgjatja (në minuta) | 9 | 
| Vendi i prodhimit | Shqiperia | 
| Producenti | Kinostuduio “Shqiperia e re” | 
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit | 
Share This Article




