Kodi i referencës | I/1-528 |
Titulli | Kinoditari Nr. 41, 1969 |
Suzhet 1 | 25 vjetori i Brigades se 24 Sulmuese, Kukes. Duken grupe valltaresh qe kercejne ne sheshin e qytetit, i bien lodrave daulleve e gerrnetes. Per te festuar bashke me ish partizanet ka ardhur dhe Shefqet Peci. Me kete rast organizohet edhe nje meting te cilin e cel Mehill Koci, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv te rrethit. Ish zevendes Komisari i Brigades, Ethem Gjinushi, flet ne emer te ish partizaneve. Shefqet Peci dhe Rahman Parllaku vendosin kurora me lule ne varrezat e deshmoreve. Inagurohet lapidari i Brigades, shiritin e pret Shefqet Peci. Duket lapidari i Qerime Halil Galica, e quajtur “Shota”. Ish komandanti i Brigades, Ndreko Rina, i paraqet forcen Rahman Parllakut, te deleguarit te Komitetit Qendror, Keshillit te Ministrave edhe Frontit Demokratik. Flet Izet Dyrmishi, Sekretar i Pare i Komitetit te Partise, pershendet edhe Kico Ngjela. Ne emer te ish partizaneve foli Rasim Guri. Ish partizanet parakalojne.(93.20m) |
Suzhet 2 | Uzina e Plasmasit. Pamje nga ndertimi i uzines. Uzina ndertohet me ndihmen e Republikes Popullore te Kines. Shqipetaret dhe Kinezet duke biseduar. Pamje nga puna e brigades se Qemal Ballit qe punon me parafabrikate, duke vendosur shtylla betoni. Uzina do jape prodhimin e pare ne vitin 1970.(27m) |
Suzhet 3 | Inagurimi i rezervuarit Cerkes Marin, Tirane. Ne pragun e 25 vjetorit te clirimit punetoret e bonifikimit dhe kooperativistet e Kasharit, Tirane, inaguruan rezervuarin e Cerkes Marines. Duken kooperativistet duke vallezuar. Ne mitingun e organizuar me kete rast foli Ndue Marashi, Sekretari i Pare i Komitetit te Partise se rajonit Nr 4 Tirane. Shiritin e pret Pjeter Kosta, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv te qytetit te Tiranes. Duket pamja e pergjithshme e rezervuarit. Me anen e kesaj vepre do te vihen nen uje 1500 hektare toke. Duket uji qe vadit token. (25.50m) |
Suzhet 4 | Ndertimet ne fshatin Izvor te Tepelenes. Pamja e fshatit Izvor qe u demtua nga termeti dhe qe tani po ndertohet krejt i ri. Punetoret, nxenesit duke punuar. Nje grua punon muratore. Duken punetoret e ardhur nga te kater anet e Atdheut. Ne Izvor do te ngrihen 120 shtepi te reja banimi, si dhe institucione kulturore-artistike te ndryshme. Elektricistet punojne per instalimet elektrike te fshatit. Duket pamja e Izvorit.(46m) |
Suzhet 5 | Ne tregun e Tiranes. Pamje e tregut te Tiranes. Pamja e markatos brenda. Prodhime te ndryshme te ekspozuara. Nje shitese duke peshuar, dhe shume bleres qe marrin sende te ndryshme. Gjate ketij viti jane hapur 25 njesi te reja tregetimi. (26.70m) |
Suzhet 6 | Shfaqja artistike ne fshatrat e Tiranes. Trupa e cirkut te Tiranes per disa dite me radhe jep shfaqje ne zonat e thella te Tiranes. Grupi duke dhene shfaqje. Pjesemarresit te gezuar duartrokasin. Artisti Telat Agolli ben ushtrime bashke me te birin. (39.60m) |
Teksti | Faslli Cuka |
Regjisore | Marianthi Xhako |
Formulimi Muzikor | Nina Harito |
Operatorë | Agim Fortuzi, Sokrat Musha |
Montazhiere | Marianthi Xhako |
Zëri | Asim Raxhimi |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e Zi |
Viti i prodhimit | 1969 |
Numri i akteve | 5 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 9 |
Vendi i prodhimit | Shqiperia |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article