Kodi i referencës | I/1-426 |
Titulli | Kinoditari Nr. 41, 1967 |
Suzhet 1 | Inagurimi i rruges se re. Me rastin e inagurimit te rruges se re ne Tepelene u mbajt nje miting ne te cilin foli Kryetari i Komitetit Ekzekutiv te rrethit, Fejzo Ismaili. Haki Toska pershendet te pranishmit dhe i uroi ata per dhuraten e re qe u beri Partia. Bilbil Klosi u shperndau dekoratat punonjesve te dalluar te kesaj vepre te re per popullin. Jane te pranishem edhe Shefqet Peci dhe Shinasi Dragoti. Ura e re mbi Vjose. Haki Toska preu shiritin e ures mbi Vjose, nje veper e madhe arti qe u projektua dhe u ndertua nga inxhinieret dhe tekniket tane. Ura mbi perroin e Luftinjes. Shiritin e ures e preu Shefqet Peci. Me hapjen e kesaj rruge te re u be lidhja autombilistike me krahinat e jugut e cila eshte dhe me leverdi. |
Suzhet 2 | Inagurimi i rruges se re Bajram Curri – Lekbibaj. Kadri Hazbiu pret shirtin e rruges se re ne Bajram Curri. Me kete rast, ne qender te lokalitetit Lekbibaj, u organizua nje miting. Fjalen e rastit e mbajti Jonuz Baliaj, sekretar i Komitetit te Partise se rrethit. (40.10m). |
Suzhet 3 | Parcelat eksperimentale te ndermarrjes bujqesore, Vore. Ne ditet e korrjes se misrit ketu kane ardhur shume kuadro nga rrethet e Tiranes e Krujes. Per t’u njohur me punen eksperimentale te bujqeve te dalluar, ne Vore kane ardhur Haki Toska, Manush Myftiu, Abdyl Kellezi, Xhaferr Spahiu. Seminarin per shkembimin e eksperiences qe u organizua me kete rast, e hapi Abdyl Kellezi. Diskuton Manush Myftiu. (48.30m). |
Suzhet 4 | Universiteti i Tiranes. Ne kete Universitet u organizua ceremonia e dorezimit te nje dhurate qe delegacioni kinez i punonjesve te shkences i beri ketij universiteti. Besim Daja, dekan i fakultetit te inxhinierise, falenderoi miqte kineze per dhuraten e cmuar. Me kete rast foli anetari i delegacionit kinez te punonjesve te shkences, Traj Tru Cuan, konstruktor i ketyre lambave. Jane te pranishem edhe Hasan Duma, Qibrie Ciu, Kahreman Ylli. (32.40m). |
Suzhet 5 | Ne Kuvendin Popullor. Kryetari i Presidiumit te Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi pret ambasadorin e RD te Vietnamit, Nguen Va Hong, i cili paraqiti letrat kredenciale. Haxhi Lleshi dhe ambasadori Nguen Van Hong, folen per miqesine luftarake qe lidh dy popujt tane. (20.70m). |
Suzhet 6 | Reparti i xunkthit, Shkoder. Pjesa me e madhe e punojesve te repartit te punimit te xunkthit ne Shkoder, jane gra. Kryetaren e Kooperatives, Esma Ulqinakun, e gjen shpesh midis tyre. Punetorja Myzejen Dajti realizon normen 110 perqind cdo dite. Per pune te mire dallohet edhe Bukurie Pironiqi. Punime xunkthi te ekspozuara. (26.80m) |
Suzhet 7 | Kampionati kombetar i qitjes. Prej dates 11-15 Tetor ne poligonin e qitjes se qytetit te Tiranes u organizua kampionati kombetar i qitjes per kategorine e pare. Ne kete kampionat moren pjese 13 ekipe nga rrethe dhe klubet e ndryshme sportive te vendit. Ne kete kampionat u thyen dy rekorde kombetare, nga Diana Llocka e “Luftetarit” te Gjirokastres dhe Aferdita Tusha e “17 Nentorit” te Tiranes. Qitesi Beqir Kosova barazoi rekordin kombetar. Vendin e pare e zuri ekipi i klubit “17 Nentori” kurse te dytin ai i “Dajtit” i rrethit te Tiranes. Ne ceremonine mbylljes Sami Baholli ndau cmime e dekorata. Ne kete rast iu dorezuan dekorata qitesve Ismail Rama dhe Liri Beqja te cilet thyen rekordet kombetare ne garat me Rumanine. (36.20m). |
Teksti | H. Borici |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | Donika Muci |
Operatorë | Dhimiter Lala, Ilia Terpini, Pashko Como, Sokrat Musha |
Montazhier | Ismail Balla |
Zëri | Asim Raxhimi |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e Zi |
Viti i prodhimit | 1967 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 9 |
Vendi i prodhimit | Shqiperia |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article