Kodi i referencës I/1-382
Titulli Kinoditari Nr. 40, 1966
Suzhet 1 Ne ditet e festave te nentorit te rinjte vizitojne vendet historike. Ne keto dite behen pranime ne organizaten e pionierit dhe ne organizaten e rinise. Te rinjte e vizitojne shtepine ku u themelua organizata e pare e rinise komuniste shqiptare. Nga shtepia ku themelua Partia komuniste shqiptare niset stafeta e kombinuar sportive ushtarake ku moren pjese me teper se 1000 te rinj. Ne te njejten dite nje grup ciklistesh sollen stafeten nga Durresi. Me rastin e 25-vjetorit te themelimit te organizates se rinise komuniste u organizua ne pallatin e sportit “Partizani” nje mbledhje solemne. Ne mbledhje moren pjese M. Shehu, A. Carcani, R. Marko, H. Toska, M. Myftiu, R. Alia, S. Koleka. Mbledhjen e hapi sekretari i I i rinise Agim Mero i cili ja dha fjalen anetarit te Byrose politike Hysni Kapos. Pastaj folen Fadil Pacrami, Tuk Jakova, Vito Kapo, E. Kolaneci. Sekretari i Komitetit Qendror te Rinise shpalli fituesit e garave socialiste. Me flamurin e garave u nderuan organizata e qytetit te Tiranes, rrethi i Korces, Lezhes, Librazhdit. Nga mbledhja solemne u drejtua mesazhi i brezit te ri ku shprehet besimi i patundur se nen udheheqjen e Partise me ne krye shokun Enver Hoxha rinia jone do te plotesoje me nder detyrat qe do ti ngarkohen. (205.20m).
Teksti A. Grillo
Regjisor
Formulimi Muzikor Donika Muci
Operatorë Mithat Fagu, Dhimiter Lala, Ilia Terpini
Montazhier Mithat Fagu
Zëri Koco Tollko
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1966
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 7
Vendi i prodhimit Shqiperia
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit