| Kodi i referencës | I/1-291 | 
| Titulli | Kinoditari Nr. 35, 1964 | 
| Suzhet 1 | 21 vjetori i themelimit te brigades se 2 sulmuese, Limnos, Shengjergj. Beqir Balluku ish komandant i kesaj brigade ka ardhur ketu per t’u takuar me miqte e shoket e luftes. Zv/komandanti i brigades Irakli Bozo i paraqet forcen Adil Carcanit, anetar i Byrose politike te KQ te Partise. Mitingun e hapi Ismail Caushi, sekretar i partise rrethit Tirane. Ndersa pershendetjen nga KQ i PPSH-se e sjell Adil Carcani. | 
| Suzhet 2 | 21 vjetori i themelimit te brigades se 3 sulmuese, Tirane. Neper rruget e Tiranes vijne partizanet e brigades se 3 sulmuese. Mitingu behet perpara universitetit ku foli Fiqerete Shehu, sekretare e dyte e qytetit. Ish partizanet vendosen kurora ne varret e deshmoreve. Ne fshatin Arbane, ku u themelua brigada e 3, u ngrit nje lapidar. Mitingun festiv e hapi Rrapo Dervishi. Abdyl Kellezi foli per rrugen e kesaj brigade. Ish komisari i brigades, Shahin Rruko, i paraqet forcen Abdyl Kellezit. Marrin pjese partizane te kesaj brigade si: Lym Keta, Adnan Qatimi, Skender Konica, Ernest Jakova etj. | 
| Suzhet 3 | 21 vjetori i krijimit te artilerise sone. Ne kodrat e Saukut, ku brigada e 3 qelloi me top asamblene, kane ardhur te rinjte per te kujtuar kete dite historike. | 
| Suzhet 4 | Sesion shkencor i Institutit te Historise dhe Gjuhesise per nder te 20 vjetorit te clirimit. Drejtori i institutit, Androkli Kostallari, mbajti raportin kryesor. Ne sesionin e filologjise u mbajten kumtesa shkencore nga Eqrem Cabej, Osman Myderizi, Pashko Geci, Kol Ashta, etj. Ne sesionin e Historise u mbajten kumtesa nga Aleks Buda, Ligor Mele, Aleksandra Mana, Jorgji Gjinari, etj. | 
| Suzhet 5 | 50 vjetori i lindjes se shkrimtarit Sterjo Spase. Me kete rast organizohet nje mbledhje jubilare. Mbledhjen e hapi Shefqet Musaraj, sekretar i lidhjes se shkrimtareve, si dhe shkrimtari Fatmir Gjata. Deputeti Zihni Sako i dorezoi Sterjo Spases urdherin e punes te klasit te dyte. Sterjo Spase falenderon. | 
| Suzhet 6 | Takimi kombetar i teknikeve te rinj. Ne Tirane, me rastin e 20 vjetorit te clirimit, u hap ekspozita e takimit te pare te teknikeve te rinj. Materialet e ekspozites jane bere nga duart e pioniereve tane. Ne takim folen sekretari i pare i Bashkimit te Rinise se Punes se Shqipeise, Agim Mero, dhe zv ministri i arsimit dhe kultures Thoma Deliana. Ne fund, komisioni ndau flamuj dhe diploma. | 
| Teksti | |
| Regjisor | |
| Formulimi Muzikor | Donika Muci | 
| Operatorë | Dhimiter Lala, Sokrat Musha, Jani Nano, Hamdi Ferhati, Niko Theodhosi, Saim Kokona | 
| Montazhier | Marianthi Xhako | 
| Zëri | Asim Raxhimi | 
| Kategoria | Kronika | 
| Kroma | Bardhë e Zi | 
| Viti i prodhimit | 1964 | 
| Numri i akteve | 1 | 
| Kohëzgjatja (në minuta) | 9 | 
| Vendi i prodhimit | Shqiperi | 
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” | 
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit | 
Share This Article




