| Kodi i referencës | I/1-584 | 
| Titulli | Kinoditari Nr. 34, 1970 | 
| Suzhet 1 | Nisja e delegacionit ekonomik Qeveritar te R.P.SH. per ne Kine. Pamje e aeroportit te Rinasit. Per te percjelle delegacionin kane dale Adil Çarçani, Ramiz Alia, P. Sota, Nesti Nase, Ilo Qirko. Delegacionin e kryeson Abdyl Kellezi dhe perbehet nga Kiço Ngjela, Pupo Shyti, etj. Duket aeroplani qe niset. (28.30m). | 
| Suzhet 2 | Drite ne Puke. Mbarimi i elektrifikimit. Pamje e nje zone me fshatra ne Puke. Pamje e nje mitingu ne Iballe te Pukes ku flet Qamil Morina, kryetar i komitetit ekzekutiv te rrethit te Pukes. Ne emer te K.Q. te P.P.SH. pershendet ministri i ndertimit, Shinasi Dragoti, i cili zbulon pllaken perkujtimore te 9 Majit 1970, kushtuar elektrifikimit te rrethit. (32.33m). | 
| Suzhet 3 | Angjelina Stefani, kandidate per deputete ne Kuvendin Popullor. Pamje e brendshme e uzines mekanike, Patos. Angjelina kaloi vullnetarisht nga administrata ne prodhim. Ajo duke drejtuar vinçin ure te uzines. (31.30m). | 
| Suzhet 4 | TEC-i i Korces. Panorame e nje pjese te Korces. Aspekte nga puna per ndertimin e TEC-it, Korce. Pamje e kulles se ftohjes. Pamje pune per montimin e kubeve te kulles se TEC-it. | 
| Suzhet 5 | Stacioni hekurudhor Tirane. Panorame e Tiranes, lagja Nr. 4. Inagurohet peroni i ri dhe linjat e stacionit hekurudhor te Tiranes. Ne ceremonine e inagurimit marrin pjese Ministri i komunikacionit Milo Qirko, Pjeter Kosta, Katina Starja, etj. Pret shiritin Milo Qirko. Peroni i ri me konstruksion betonarmeje ka nje gjatesi prej 300 metrash, 200 prej te cilave jane te mbuluara. Niset treni i pare me pasagjere nga stacioni i ri. (37.70m). | 
| Teksti | G. Dhrimaj | 
| Formulimi Muzikor | Diana Mullisi | 
| Operatorë | Hamdi Ferhati, Niko Theodhosi, Rakip Zeneli, Viktor Gjika | 
| Montazhiere | Vitori Çeli | 
| Zëri | Lavdi Fortuzi | 
| Kategoria | Kronika | 
| Kroma | Bardhë e Zi | 
| Viti i prodhimit | 1970 | 
| Numri i akteve | 1 | 
| Kohëzgjatja (në minuta) | 6:39 | 
| Vendi i prodhimit | Shqiperi | 
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” | 
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit | 
Share This Article




