| Kodi i referencës | I/1-325 |
| Titulli | Kinoditari Nr. 32, 1965 |
| Suzhet 1 | Film kronikal mbi vullnetaret e rinise. Ne Tirane populli percjell te rinjte per ne aksionin e tyre te madh. Ne sheshin e Universitetit jane mbledhur te rinjte. Me kete rast flet sekretari i I i Komitetit te Partise se qytetit, Rrapo Dervishi. Flet dhe sekretari i Partise se Universtitetit. Ne emer te studenteve te huaj, flet studenti kinez Xhin Con Sin. Studentet i percjellin me bande. Brigada e vullnetareve te liceut artistik “Jordan Misja” dhe Institutit te fiskultures “Vojo Kushi” thyejne normen. Me vrull punojne edhe te rinjte e shkollave te mesme ne Gjirokaster. Ata punojne per ndertimin e ujesjellesit. Ne Prat te Peshkopise per hapjen e rruges malore punojne edhe studentet e huaj. Ne fushat e Pojanit te rinjte e Korces u vijne per ndihme fshatareve per hapjen e kanaleve kulluese. Pas punes, vullnetaret e Pojanit kthehen ne kamp, hane ushqimin dhe shetisin ne ajer te paster. Te rinjte e qytetit te Elbasanit punojne ne kantierin e uzines se metalurgjise se zeze. Turni i pare mbaroi. Te rinjte kthehen ne qytet. Ne Tirane po kalojne neper rruge te rinjte qe kthehen nga aksionet. |
| Teksti | Muharrem Skenderi |
| Regjisor | |
| Formulimi Muzikor | Donika Muci |
| Operator | Sokrat Musha |
| Montazhier | Hysen Hakani |
| Zëri | Asim Raxhimi |
| Kategoria | Kronika |
| Kroma | Bardhë e Zi |
| Viti i prodhimit | 1965 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 9 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperia |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




