Kodi i referencës | I/1-514 |
Titulli | Kinoditari Nr. 27, 1969 |
Suzhet 1 | Ne minieren Bater Martanesh. Duken ndertesat e banimit te minatoreve. Galerite e minierave dhe minatoret duke u futur ne miniere. Brigada e Halit Hidrit eshte shpallur brigada e 25 vjetorit te clirimit, per pune te mire. Vagonat me mineral dalin nga miniera dhe derdhen ne karrocerite e makinave qe transportojne mineralin. |
Suzhet 2 | Korrja e grurit ne N.B.SH. “29 Nentori” Lushnje. Panorame e nje fushe me grure, autokombajna duke korrur grure. Grumbuj gruri te shire ne lemin para depove te grumbullimit. Makinat e triorimit (shoshites), duke punuar pa pushim. Mbushen thaset me grure prej duarve te shkathta te vajzave. |
Suzhet 3 | Kanali ujites Skoran-Lanabregas, Tirane. Duket panorama e fshatit Skoran me mijera kooperativiste e punonjes te Tiranes te cilet punojne per celjen e ketij kanali te gjate 55 km. Puna per hapjen e tunelit ku do te kaloje uji. Ujrat e Erzenit i nenshtrohen vullnetit te njerezve dhe futen ne kanal. Duket kanali plot me uje. Punetoret e kooperatives te gezuar lahen ne kanal. |
Suzhet 4 | Rezervuari i Qafethanes, Pogradec. Panorame e fshatit Lin ne buze te liqenit. Panorame e rrafshnaltes te Qafe-Thanes. Buldozeret duke punuar per shtypjen e 86.000 m3. Rezervuari do te vadise 50 ha toke. |
Suzhet 5 | Jonufri. Aksion i rinise. Panorame e kodrave te Jonufrit te Vlores. Duken kapanonet e vullnetareve. Te rinjte vullnetare duke punuar per celjen e rruges qe do te kaloje permes Jonufrit. Vullnetaret punojne dhe defrejne. Duke zhvilluar gara noti ne ujin e ftohte te Vlores, vozitje me barke. |
Suzhet 6 | Kampionati kombetar i atletikes per pioniere. Pamje e stadiumit te Elbasanit. Duket grumbulli dhe me vone rreshtimi i i femijeve pjesemarres ne kampionat: vrapim, kercim se larti, hedhje shtize, hedhje cekici, vendin e pare e zuri Vasil Muka i Durresit, ecje sportive ne vendin e pare e zuri Agron Karakolli i Partizanit. Ne fund u dhane diploma dhe flete nderi, vendin e pare vajza e zuri “17 nentori” te dytin Korca, tretin Peshkopia. Per djem te parin e zuri Elbasani, dytin “17 nentori”, te tretin Korca. |
Teksti | Muharrem Skenderi |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | Mira Mamaqi |
Operatorë | Hamdi Ferhati, Rakip Zeneli, Shefqet Pellumbi, Jovan Kondakci |
Montazhiere | Adriana Elini |
Zëri | Vangjel Leka |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e Zi |
Viti i prodhimit | 1969 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 9 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article