| Kodi i referencës | I/1-1005 |
| Titulli | Kinoditari Nr. 25, 1983 |
| Suzhet 1 | Ndertimet tona. Aspekte nga puna ne Insitutin e projektimeve Nr. 1 ne Tirane. Punonjeset ne tavolinat e projektimit dhe duke biseduar per projektet dhe per maketet e ndertesave. Po projektohen dhe zene fill ndertimet e reja qe do te zbukurojne ane e mbane atdheun tone. Pamje nga projekti dhe maketi i Pallatit te Kongreseve i cili eshte ne ndertim e siper. Pamje nga ndertimi i parafabrikateve ne kombinatin “Josif Pashko”. Ndertimi i apartamenteve me parafabrikate dhe hekur te paratensionuar. Pamje nga pallatet e reja qe po ndertohen ne Tirane prane sheshit Skenderbej dhe Muzeut Historik. Pamje nga varrezat e deshmoreve ne koder. Pamje nga arkitektura e objekteve social-kulturore neper qytete te ndryshme te vendit. Secili nga keto objekte shquhet per origjinalitetin e vet dhe frymen kombetare. Pamje e Muzeut Historik dhe Hotel Tiranes. Pamje e shtepive te pushimit dhe hoteleve te ndryshme ne Shqiperi. (114,40m) |
| Suzhet 2 | Ne TEC-in e Fierit. Pamje e jashtme e termocentralit te Fierit, tekniket duke kontrolluar aparaturat e ndryshme matese. Pamje nga puna ne sallen e turbinave ku punon pa u lodhur Heroi i punes socialiste Viktor Dupi. Pamje e salles se komandimit dhe kontrolli i vazhdueshem i te dhenave te saj. Specialistet kujdesen te mos kete asnje avari. (54,10m) |
| Suzhet 3 | Volejboll Dinamo – AS Kane (AS Cannes) e Frances. 3 me 1. Ne pallatin e sportit “Partizani” ne Tirane u zhvillua ndeshja e volejbollit per meshkuj midis skuadres sone Dinamo dhe AS Kane (AS Cannes) e Frances, ne kuadrin e eleminatoreve per kupen e kampioneve te Evropes ne volejboll. Ndeshja zgjati mbi 2 ore dhe ngriti peshe tifozet ne pallatin e sportit. Seti i pare perfundoi 15 – 11 per AS Kane. Setin e dyte e fiton skuadra jone pas ngecjes se Docit. Seti i trete kombinoi mire dy organizatoret Halili e Tase dhe perfundoi 12 – 15 per Dinamon. Aspekte nga momentet me interesante te ndeshjes e cila perfundoi 3 me 1 me fitoren e merituar te skuadres sone. (94,30m) |
| Teksti | Avdulla Kenaci |
| Regjisor | Xhezair Dafa |
| Formulimi Muzikor | Diana Fejziu |
| Operatorë | Rakip Zeneli, Jani Nano, Ferdinand Karuni |
| Montazhier | Veronika Coku |
| Zëri | Luiza Metaraku |
| Kategoria | Kronika |
| Kroma | Bardhë e Zi |
| Viti i prodhimit | 1983 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 10 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperia |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | – |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




