Kodi i referencës I/1-461
Titulli Kinoditari Nr. 24, 1968
Suzhet 1 Sesioni i Kuvendit Popullor. Me 24 Qershor filloi punimet sesioni i 5-te i legjislatures se 6-te te Kuvnedit Popullor. Ne punime marrin pjese shoku Enver Hoxha dhe byroja politike. Sesionin e deklaron te hapur Abdyl Kellezi. Pastaj fjalen e moren: Rita Marko, A. Cale, Piro Dodbiba etj. (43.40m).
Suzhet 2 Ne kantieret e Hidrocentralit te Vaut te Dejes. Kjo veper e planit te 4-rt 5-vjecar vazhdon punimet me ritme te shpejta. Pas shperthimeve ne vendin ku do te vendoset diga e hidrocentralit makinat ngarkohen me grure. Ne sektorin e sondave ku do te behet pritja per devijimin e ujrave te Drinit punojne pa nderprerje dhe me vendosmeri punetoret, tekniket e inxhinieret. Ne tunel punetoret punojne nate e dite per shpuarjen e shkembit nga minat. (51.50m).
Suzhet 3 Kanali i Sekes. Kooperativa e Remuli Prelle te rrethit te Matit inagurojne nje kanal ujites. Ne mes te kooperativisteve ndodhen Haxhi Lleshi, Piro Dodbiba etj. Shoku Piro Dodbiba pershendet ne emer te KQ te PPSH-se. Haxhi Lleshi pasi pergezoi punetoret kooperativiste per punen e mire u dorezon atyre urdherat e dekoratat e akorduara nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, pastaj, ne mes te atij gezimi, Haxhi Lleshi pret shiritin e inagurimit me kete rast u inagurua edhe nje pllake perkujtimore. (40m).
Suzhet 4 Kombinati i drurit “Nako Spiro” ne Elbasan . Ne repartin e parketit punetoret punojne me zell te madh per te vene ne jete porosite e Partise te prodhojne sa me shume, me mire e me lire. Ata, me mbeturinat qe me pare digjeshin, prodhojne parketet me cilesi te larte. Per kete pune te mire dallohet brigadieri Telisfor Lumezi i cili rikonstruktoi makinerite ne menyre qe me mbeturinat e drurit te prodhohet parket i cilesise se larte. (31.40m).
Suzhet 5 Ne nje repart ushtark te nderlidhjes. Ne fushat e stervitjes luftarake veprojne si ne lufte te vertete. Stervitesit kane ardhur te ulin nje perqindje te madhe normen e pergatitjes se aparaturave per pune. Ushtaret duke bere qitje te ndryshme. Duken antena te nderlidhjes.(39m).
Teksti P. Tase
Regjisor
Formulimi Muzikor M. Basha
Operator Hamdi Ferhati, Pashko Como, Ilia Terpini, Sokrat Musha, Jani Nano
Montazhier Adriana Elini
Zëri Koco Tollko
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1968
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 8
Vendi i prodhimit Shqiperia
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit