Kodi i referencës I/1-1002
Titulli Kinoditari Nr. 22, 1983
Suzhet 1 Veprimtari me rastin e festave te 28-29 Nentorit 1983. Panorame e sheshit Skenderbej ne Tirane. Muzeu Hitorik, Hotel Dajti, Pallati i Kultures dhe lulishtja ne mes te sheshit. Njerez duke ecur plot gjalleri ne rruget e Tiranes. Autobuz duke kaluar. Mbledhje solemne ne Teatrin e Operas ku merr pjese Adil Carcani, Simon Stefani, Rita Marko, Vito Kapo, Piro Kondi. Mbledhjen e hap Foto Cami, fjalen e rastit e mban Vito Kapo. Duke degjuar jane Viktor Gjika e Dhimiter Anagnosti. Me rastin e festave te Nentorit, ne varrezat e deshmoreve behen homazhe e vendosen kurora nga Simon Stefani, Rita Marko, Prokop Murra, e nga populli i kryeqytetit. Koncert festiv ku kendon Gaqo Cako. Pamje e Tiranes naten, hedhje e fishekzjarreve. (90,90m)
Suzhet 2 Qender e rendesishme shendetesore. Ne kuadrin e festave te Nentorit ne Tirane u perurua qendra e re e dhenies se gjakut. Ne perurimin e saj merrte pjese Foto Cami dhe ministri i shendetesise Ali Alushani. Pret shiritin Foto Cami. Vizite ne sallat e laboratoret e kesaj qendre shendetesore te rendesishme. Pamje e aparaturave te ndryshme moderne per marrjen dhe perpunimin e gjakut per te cilat u shpenzuan 5 milione leke. Ne fazen e pare te venies ne funksionim te kesaj qendre prodhohen 10 perberes te gjakut. (69,50m)
Suzhet 3 Xhirime te filmave ne Kinostudion “Shqiperia e Re”. Aspekte nga momentet e punes ne filmin “Vendimi”. Kristaq Dhamo, regjizori Pellumb Kallfa, operator i filmit duke drejtuar xhirimin e demostrates. Ibrahim Kasapi e Donika Muci duke filmuar pjese per filmin dokumentar “Shoku i mire Gogo”. Ne studio aspekte nga montimi i filmit kronikal “Me partine kurdohere” nga regjizori Todi Bozo dhe montazhierja Dallendyshe Baboci. Aspekte nga xhirimi i filmit “Dora e Ngrohte”. Regjisori Kujtim Cashku, skenaristi Neshat Tozaj, operatori Bardhyl Martiniani e operatori i zerit Loni Progri, jane ne sheshin e xhirimit duke drejtuar punen. Aspekte nga puna dhe xhirimi ne studiot e filmit vizatimor. Mbledhja e redaksise se ketij filmi ku shqyrtohen problemet e ndryshme te kesaj gjinie te re te kinematografise sone. Tomi Vaso duke xhiruar ne dekor. Vlash Droboniku, Vllasova Musta, Gazmend Leka e Faruk Basha duke xhiruar. (120,40m)
Redaktor Avdulla Kenaci
Regjisor Adriana Elini
Formulimi Muzikor Majlinda Berxolli
Operator Jani Nano, Niko Treni, Ferdinand Karuni, Artan Lipivani, Petrit Rexha
Montazhier Ikbale Jacellari
Zëri Luiza Metaraku
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1983
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 10
Vendi i prodhimit Shqiperia
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit