Kodi i referencës I/1-277
Titulli Kinoditari Nr. 21, 1964
Suzhet 1 Miting me grate e qytetit te Tiranes. Celi mitingun Dhora Konomi, kryetare e deges se Tiranes. Ne miting foli Vito Kapo, Presidente e BGSH-se, mbi pershtypjet nga vizita ne Republiken Popullore te Kines dhe Vietnamit.
Suzhet 2 Ne kooperativen bujqesore “Qemal Stafa” ne Elbasan. Ketu behet prashitja e pambukut e perimeve dhe vjelja e tyre. Pamje nga fusha e mbjelle. Gruri ketu korret me kombajne.
Suzhet 3 Ne kooperativen bujqesore te Bajzes Kastratit, Shkoder. Korrja e grurit me mjete te motorizuara. Autokombajna e korr dhe e shin grurin. Pas korrjeve behet punimi i tokes per miser hamullor.
Suzhet 4 50 vjetori i lindjes se shkrimtarit Shefqet Musaraj. Me kete rast u organizua nga lidhja e shkrimtareve nje mbremje jubilare. Mbremjen e hapi Dhimiter Shuteriqi. Moren pjese Ramiz Alia dhe Fiqerete Shehu. Folen Llazar Siliqi, Sami Baholli, sekretar i presidiumit te kuvendit popullor, i cili i dorezon Shefqet Musarajt urdherin e punes se klasit te pare.
Suzhet 5 Universiteti Shteteror i Tiranes. Studenti i inxhinierise Kostandin Gjika dhe studenti i radioteknikes Jakup Agolli mbrojne diplomen.
Suzhet 6 Mbrojtja e diplomave te studenteve te shkolles se larte te Arteve Figurative ku paraqesin punen e tyre Minella Saro me tabllone “Naftetari”, Mehmet Deliu me tabllone “Pas pune”, Pandi Mele me ilustrimin e veprave se Migjenit, Agim Faja me “Ndertonjesit e lumturise”, Jusuf Sulollari me tablone “Tek burimi”, “Pranvera e jetes” grup skulptural nga Hektor Dule, Nelo Lukaci me tablone “Kooperativistet shkojne ne pune” dhe Perikli Culi me grupin skulptural “Ne nje dore kazmen e ne tjetren pushken”.
Suzhet 7 Basketboll per meshkuj, Vllaznia e Shkodres dhe ekipi “Rinia” i RP te Kines. Ndeshja miqesore u zhvillua ne kendin sportiv “Spartak” te qytetit te Shkodres. Takimi perfundoi me fitoren e basketbollisteve kineze.
Regjisor
Formulimi Muzikor Donika Muci
Operator Niko Theodhosi, Hamdi Ferhati, Dhimiter Lala, Pashko Como, Sokrat Musha
Montazhiere Marianthi Xhako
Zëri Koco Tollko
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1964
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 9:20
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit