Kodi i referencës | I/1-679 |
Titulli | Kinoditari Nr. 15, 1972 |
Suzhet 1 | Ardhja e delegacionit qeveritar te aviacionit civil te RP te Kines. Ne aeroportin e Rinasit delegacioni u prit nga zv Ministri i komunikacionit Sali Verdha. Adil Carcani pret delegacionin kinez te kryesuar nga zv/drejtori i pergjithshem i aviacionit civil te RP te Kines, Ma Jen Mui. Merrnin pjese edhe Milo Qirko, Reiz Malile, Vasil Kati, Sul Baholli. Nenshkruhet marreveshja. Pamje nga ceremonia ku marrin pjese Adil Carcani, Milo Qirko, ambasadori kinez Li Xhen Hua. Pamje nga delegacioni qe largohet. Per percjelljen e delegacionit kishin dale Milo Qirko, Sali Verdha etj. (52.10m) |
Suzhet 2 | Nisja e delegacionit qeveritar te RPSH per ne Kine. Pamje nga nisja e delegacionit ne aeroport. Delegacioni kryesohet nga Piro Dodbiba, Minister i Bujqesise, kishin dale per ta percjelle Xhaferr Spahiu, Milo Qirko etj. (11.20m) |
Suzhet 3 | Takim kombetar i punonjesve te bujqesise ne Berat. Pamje e salles ku u zhvillua takimi, i cili behet ne kuadrin e pergatitjes per nder te Kongresit te 7 te BPSH. Oratore te ndryshem duke folur. Flet presidenti i keshillit qendror te BPSH, Rita Marko. Vizite ne fermen e lopeve ne NBSH Berat. Pamje e stallave. (28.90m) |
Suzhet 4 | Prodhimi i peshqirave ne Shkoder. Pamje nga puna ne repartin e prodhimit te peshqirave xhakarte ne tisazhin e Shkodres, nje linje e re prodhimi. Ketu punojne gra e vajza te cilat jane te specializuara ne Kombinatin e Tekstileve “Mao Ce Dun”, ne Berat. Dallohet Drane Gjini dhe Ballkize Kraja. Plan nga dyqanet ku shiten peshqiret e prodhuar ne tisazhin e Shkodres. (29.40m) |
Suzhet 5 | Reparti i kukullave prej plasmasi ne Durres. Aspekte nga puna per prodhimin e kukullave. Ekspozite kukullash. Femijet e kopeshteve duke luajtur me kukulla. (27.60m) |
Suzhet 6 | Hotel turizmi, Kruje. Pamje e jashtme e godines se hoteli turizmit ne Kruje dhe pamje e brendeshme e hotelit. Punonjeset duke u kujdesur per pastrimin e holleve dhe dhomave. Pamje e kuzhines, restorantit, bar bufese dhe salles se shlodhjes. Pamje e Krujes, monumenti i Gjergj Kastriotit dhe hoteli i ri. (33.30m) |
Teksti | P. Mati |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | Diana Çeliku |
Operator | Niko Theodhosi, Rakip Zeneli, Bardhyl Martiniani, Sonja Mamaqi, Shefki Pellumbi |
Montazhiere | Manushaqe Halili |
Zëri | Lirim Mulosmani |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e Zi |
Viti i prodhimit | 1972 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 7:15 |
Vendi i prodhimit | Shqiperia |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article