| Kodi i referencës | I/1-501 |
| Titulli | Kinoditari Nr. 14, 1969 |
| Suzhet 1 | Miting ne Kalane e Margellicit, Patos. Organizohet miting ne vendin ku rane heroi i popullit Mustafa Matohiti dhe deshmoret Meleq Gostimishti, Dino Kalenja, etj. Ne miting flet Petrit Radovicka. Petraq Magjistari pret shiritin e lapidarit kushtuar ketyre trimave. Me kete rast shume femijeve iu dha shenja e pionierit dhe shume te rinjve iu ndane teserat e rinise. Dokumentet ua jep sekretari i Partise se Fierit, Petraq Magjistari. |
| Suzhet 2 | Uzina e metalurgjise se zeze, Elbasan. Duket ana e jashtme e kombinatit. Duken brenda makinerite duke punuar. Punetoret e specialistet diskutojne nje difekt. Me nje racionalizim ata e evitojne ate. |
| Suzhet 3 | Inagurimi i reparteve te pastrimit. Ne Tirane inagurohen reparte te reja te pastrimit kimik. Marrin pjese Abdyl Kellezi, Vito Kapo etj. Vito Kapo pret shiritin e inagurimit. Merr pjese edhe drejtori i komunales se Tiranes, Hasan Alimerko. Duken makinat duke lare rrobat. |
| Suzhet 4 | Kantieri detar, Durres. Pamje e kantierit detar, Durres. Punetoret e specialistet duke punuar per ndertimin e anijes se re te peshkimit. Brigadieri i montimit Ymer Karabaj duke diskutuar projektin me inxhinierin, Gani Ismailati. |
| Suzhet 5 | Ndermarrja Artistike “Migjeni”, Tirane. Duken reparte te ndryshme te artistikes “Migjeni”, si ai i pirografise, aplikacioneve te kashtes, etj. Prodhime te ndryshme te artistikes. Mjeshtri Shefqet Shijaku tregon kujdes te madh per nxeneset e reja. |
| Teksti | Faslli Cuka |
| Regjisor | |
| Formulimi Muzikor | Mira Mamaqi |
| Operator | Niko Theodhosi, Mithat Fagu, Pashko Como, Rakip Zeneli |
| Montazhier | Irena Spahiu |
| Zëri | Vangjel Leka |
| Kategoria | Kronika |
| Kroma | Bardhë e Zi |
| Viti i prodhimit | 1969 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 6 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




