| Kodi i referencës | I/1-889 |
| Titulli | Kinoditari Nr. 13, 1979 |
| Suzhet 1 | Fushata e korrjeve. Specialistet e kooperativave bujqesore te Levanit duke kontrolluar pjekjen e grurit. Autokombajnat e S.M.T. Levanit nisen per ne fushat. Autokombajnat duke korrur. Femijet e shkollave duke mbledhur kallezat, pensionistet duke ndihmuar ne korrjen e grurit. (57,40m) |
| Suzhet 2 | Ne zonat e demtuara nga termeti ne Rreshen. Pamje e shtepive te prishura. Cadrat ku rrine te demtuarit. Punetoret dhe vullnetaret punojne per rregullimin e shtepive. Pamje nga puna per eleminimin e pasojave te termetit. Pamje nga ndertimi i godinave te reja ne Rreshen. (43,90m) |
| Suzhet 3 | Furrat e reja elektrike ne uzinen e ferrokromit ne Burrel. Pamje e furrave. Montimi i tyre. Pamje e perpunimit te kromit. Metalurget duke punuar, kromi qe rrjedh. (32,70m) |
| Suzhet 4 | Uzina e plastmasit ne Lushnje. Pamje e uzines. Pamje e prodhimeve te reja. Perpunimi i firove ne makinerite e bera me forcat e veta. Pamje e prodhimeve te plastmasit, pamje e tubave. (37,20m) |
| Suzhet 5 | Studentet e Universitetit Shteteror te Tiranes mbrojne diplomat. Studentet qe hyjne ne USHT. Komisioni i inxhinierise duke degjuar diplomantet. Studentet duke folur. Studenti Artan Ylli duke mbrojtur dipllomen per skemen elektrike te makines se sustave ne uzinen Traktori. Aspekte nga puna ne kombinatin e autotraktoreve. Artani duke u keshilluar me punetoret e teknikes. Kjo makineri ishte lene pa perfunduar nga kinezet. Venia ne perdorim e makinerise. Studentet qe marrin dipllomat. (56,10m) |
| Teksti | |
| Regjisor | Adriana Elini |
| Formulimi Muzikor | Mira Mecule |
| Operator | Ferdinand Karuni, Ibrahim Kasapi, Pashko Como, Agim Fortuzi, Petrit Rexha |
| Montazhier | Ikbale Jacellari |
| Zëri | Asim Raxhimi |
| Kategoria | Kronika |
| Kroma | Bardhë e Zi |
| Viti i prodhimit | 1979 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 9 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperia |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




