Kodi i referencës I/1-1
Titulli Kino Kronika Nr. 1, 1947
Suzhet 1 Delegacioni qeveritar shqiptar me ne krye Enver Hoxhen kthehet nga Moska. Ne aerodrom delegacioni pritet nga Nako Spiru, Minister i Industrise, nga Omer Nishani, President i Presidiumit, si dhe nga anetare te qeverise dhe perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane. Gjeneral Kolonel Enver Hoxha kalon ne reviste nderi i shoqeruar nga Shefi i Shtabit te Pergjithshem, Gjeneral Major Mehmet Shehu. Delegacioni largohet me makine i pershendetur nga populli i Tiranes ne shenje mirenjohje. Ne sheshin Skenderbej mbahet nje miting pershendetes ku udheheqesit pershendesin nga tribuna e vendosur para kompleksit te ministrive. Populli me pankarta duartroket. (46.5m).
Suzhet 2 Punimet ne hekurudhen e rinise Durres – Elbasan. Njerez, burra e gra duke punuar ne hekurudhe me lopata e karroca. Aspekte nga puna e minatoreve dhe shperthimet per hapjen e tunelit te Rrogozhines. Shtyjne vagonat me dhe, punojne me krahe. Pune e mundimshme per te kapur normat ditore. Djem te rinj q punojne me zell e mbushin vagonet me dhe me lopata. (37.3m).
Suzhet 3 Brigada “Qemal Stafa” kthehet nga Beogradi per ne atdhe. Kjo brigade mori pjese ne ndertimin e hekurudhes “Samac – Sarajeve”. Brigada duke parakaluar ne rruget e Beogradit. Gjithashtu, kjo brigade kish ndihmuar ushtrine gjate luftes per clirimin e Beogradit. Hipin ne tren dhe pershendesin. Treni largohet. (65,60m).
Suzhet 4 Pioneret shqiptare ne Beograd per pushime. Pionieret dhe kadetet shqiptare qe jane me pushime ne bregdetin e Jugosllavise, vizitojne Beogradin. Pioneret shqiptare dhe ata jugosllave kalojne kohe se bashku. Ata vizitojne ekspozita, kercejne valle, luajne ne parkun e lojrave dhe vizitojne muzeun ushtarak “Zemun” ne Beograd. (95.7m)
Teksti
Regjisor
Formulimi Muzikor
Operatorë N. Lolin, S. Radovic, R. Luzhanin
Montazhier
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1947
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 9
Vendi i prodhimit Jugosllavia
Producenti Nderrmarja Kinematografike
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit