Kodi i referencës | I/1-582 |
Titulli | Kinoditari Nr. 32, 1970 |
Suzhet 1 | Propozimi i shokut Enver Hoxha kandidat per deputet ne Kuvendin Popullor. Pamje e jashtme e ish nderteses se politeknikumit mjekesor, Tirane. Ne oborrin e godines hedhin valle burra e gra, te reja e te rinj te lagjes Nr. 3, Tirane. Duket salla e mbledhjes ku do te behet propozimi per kandidat per deputet ne Kuvendin Popullor te shokut Enver Hoxha. Marrin pjese edhe anetaret e Byrose Politike te P.P.SH-se, Manush Myftiu dhe Katina Starja. Flet Manush Myftiu dhe propozon shokun Enver Hoxha kandidat per deputet. Diskutojne shoke e shoqe. Masa e zgjedhesve duke duartrokitur. (12.80m) |
Suzhet 2 | Perfundimi i elektrifikimit ne rrethin e Gramshit. Duket nje plan i pergjithshem i qytetit te Gramshit. Per te marre pjese kane ardhur dhe Hysni Kapo, Jashar Mezenxhiu, Mihal Doda dhe Irfan Cepkupa. Mitingun e cel sekretari i I i Partise se rrethit, Mihal Dodbiba. Te pranishmit i pershendet edhe Hysni Kapo, i cili i dorezon flamurin e kuq dhene rrethit per plotesimin e planit te prodhimit industrial per 5-vjecarin e katert. Perqafohet me Mihal Dodbiben. Pamje linjash te tensionit elektrik. Shtepi qe marrin drite elektrike per te paren here. (72.10m) |
Suzhet 3 | Dorezimi i flamurit te kuq te Komitetit Qendror te Partise rrethit te Pogradecit. Rrethi i Pogradecit nderohet me flamurin e kuq te KQ te PPSH-se te Keshillit te Ministrave te Frontit Demokratik dhe B.P.SH. Ne mitingun e organizuar me kete rast flet Rita Marko. Asiston edhe Jorgjia Pecini. Rita Marko duke i dorezuar flamurin shokut Maksut Selenica, sekretar i I i rrethit te Pogradecit. (27.10m) |
Suzhet 4 | Feste ne Vrug te Sarandes. Pamje e pllakes perkujtimore kushtuar perfundimit te kanalizimit te fushave te Vrugut. Me rastin e pervjetorit te bonifikimit te Vrugut organizohet nje miting festiv ku flet sekretari i I i Partise se rrethit, Telo Mezini. Pamje e fushes se bonifikuar. Pamje e kanalit te Vrugut. (39.70m). |
Suzhet 5 | Ne sharrat e Dishnices ne Korce. Pamje malesh me pyje shekullore. Mes pyllit duken liqenj te vegjel natyrale. Punetoret e sharrave me sharra ne duar duke kaluar drejt pyllit. Sharrat elektrike duke prere drurin. Makina me trungje te ngarkuar duke ecur. (50.20m). |
Teksti | Kujtim Gjonaj |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | Diana Mullisi |
Operatorë | Niko THeodhosi, Hamdi Ferhati, Rakip Zeneli, Pashko Como |
Montazhiere | Shefiqare Basha |
Zëri | Asim Raxhimi |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e Zi |
Viti i prodhimit | 1970 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 9 |
Vendi i prodhimit | Shqiperia |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article