Kodi i referencës | I/2-118 |
Titulli | Kalitja |
Sinopsi | Fillon me ablloshken, nje kudher dhe cekani qe kalit. Tomorri i shkruan nje leter shokut te tij ku i kujton te kaluaren dhe luften. Ne nje mbledhje, Tomorri u flet te rinjve per te kaluaren pikerisht ne shtepine ku u mblodh celula e pare komuniste. Ne ekran dalin kuadro te cilat tregojne popullin te varfer, ardhjen e fashizmit, demostratat e para, djegje, te vrare, etj. Industria gjermane e luftes. Lufta e ushtrise se kuqe dhe shtepia ku po behet mbledhja e krijimit te PKSH-se. (237. 80m) Aktiviteti i njesiteve guerrile, prerje shtyllash te telefonise neper rruge te ndryshme. Qeverite kuislinge, Kruja dhe Verlaci. Foto te heronjve Qemal Stafa, Vojo Kushi, Perlat Rexhepi, Branko Kadia, Jordan Misja. Dokumenti fashist qe tregon qendrimin heroik te Shyqyri Ishmit. Shyqyriu i varur dhe letra qe u dergon shokeve. Shaptilografi dhe broshurat marksiste qe lexoheshin gjate luftes NA-CL Historia e PK te BS e shpuar. Foto nga cetat e para, krijimi i brigades I sulmuese, luftime, dokumente fashiste. Ardhja e gjermaneve ne Shqiperi. Lufta e ushtrise se kuqe ne sheshin e kuq. Flet Stalini. Mbledhja e regjences ne pallat, gjuajtje me top nga partizanet. Qeveria kuislinge kalon ne rruge. Margarita dhe Kristaq Tutulani te vrare. Ne nje shtepi behet mbledhja e rinise. (223. 90m) 4 shkurt. Gjermanet hyjne ne qytet, marrin nje te ri dhe e pushkatojne. Partizanet kalojne ne bore, kuestura ne levizje. Anglezet e Abaz Kupit. Enver Hoxha i dergon nje leter mbi anglezet Haxhi Lleshit. Zbarkimi i anglezeve ne Vlore. Foto e Curcillit dhe e Titos. Qellojne katjushat sovjetike. Ushtare sovjetike kalojne ne qytete te cliruara, populli i pret me lule. Lufta per clirimin e Tiranes. Griset flamuri gjerman dhe vendoset ai shqiptar. Clirimi i Tiranes, partizanet parakalojne. Ne tribune Enver Hoxha, Mehmet Shehu etj. (189.50m) Qyteti i Shkodres, kalaja, liqeni, porti i shkaterruar, ura te hedhura ne ere, Tirana e shkaterruar, Leskoviku i djegur, vendosja e eshtrave te deshmoreve, invalide te luftes. Ne nje zyre fashiste partizanet pastrojne sirtaret e tavolines. Pioniere neper rruge. Dekret i Kuvendit Popullor. Gjyqe kunder spiuneve dhe tradhetareve. Gazetat mbi reformen agrare. Dekret mbi shtetezimin e minierave. Shpallja e RPSH-se. Libri i Kushtetutes. Nju Yorku. Kisha katolike ku u gjenden municione e arme te fshehura. Enver Hoxha ne konferencen e paqes ne Paris. Kremlini. Kuadro te shkurtra nga hekurudha, tharja e kenetes se Maliqit, liceu artistik, Shkolla e Bashkuar, flet Mehmet Shehu. (244. 70m) Panorame, naftetare, radhe ne dyqanin e shtetit. Nje punetor i shkruan leter Enver Hoxhes mbi shfrytezimin e naftes nga jugosllavet. Gazeta “Bashkimi” flet mbi mbledhjen e KQ te PPSH-se. Ndertimi i kombinatit te tekstileve Stalin. Ndertimi i hidrocentralit “Lenin”. Provokacionet e gushtit 1949. Emigrantet greke duke ardhur ne Shqiperi. Hamit Matjani para gjyqit. Ndertimi i rafinerise ne Cerrik. Enver Hoxha bisedon me malesoret. Kuadro sovjetike, ne hidrocentralin “Enver” karikatura e Titos. (182m) Gazeta flet mbi punimet e kongresit te III te PPSH-se ne nje mbledhje te organizates baze te partise. Agjitatoret shkojne ne fshta dhe bejne mbledhje mbi kolektivizimin. Nje plak flet per futjen ne kooperative (sinkron). Fshataret duke ndertuar shtepi te reja ne fshat. Punimet ne Terbuf. Porti i Durresit dhe shkarkimi i traktoreve nga vaporret. Godina e OKB-se, flamuri shqiptar. Deklarata e Moskes, Enver Hoxha duke e nenshkruar. Flota e 6 amerikane dhe harta e Evropes. Fotografi e Titos dhe mbreti i Greqise ne komplote kunder Shqiperise. Anije, vaporre dhe aeroplane amerikane. Parakalimi i ushtrise. Punimet e kongresit te IV te PPSH-se. Flet Enver Hoxha. parada e 1 majit, universiteti, ndertime te ndryshme. Enver Hoxha gjate punes ne seline e KQ te PPSH-se. Fishekzjarre. Filmi mbyllet me parrullen “LAVDI PPSH”. (230. 90m) |
Çmime | |
Skenaristë | Fadil Paçrami, Niko Koleka |
Teksti | |
Regjisor | Endri Keko |
Regjisore e dytë | Xhanfise Keko |
Kompozitor | Mustafa Krantja |
Operator | Niko Theodhosi, Piro Milkani, Saim Kokona, Petraq Lubonja, op. per kuadro te kombinuara |
Piktor | Namik Prizreni |
Montazhier | Irena Harito |
Zëri | Asim Raxhimi, Koço Tollko |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1961 |
Viti i premierës | 1961 |
Numri i akteve | 6 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 46 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | Neper Shqiperi |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Film dokumentar kushtuar 20 vjetorit te themelimit te PPSH-se. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article