| Kodi i referencës | I/2-1019 |
| Titulli | Horizonteve te nentokes |
| Sinopsi | Filmi i kushtohet prodhimit të një makinerie për transportin e njerëzve dhe të mineraleve në thellësi të minierës. Pamje e hyrjes së minierës, punëtorët dhe specialistët duke zbritur në galeri. Mbledhja e Këshillit Projektues, flet sinkron kryeinxhinieri i minierës, Thoma Tase. Aspekte nga diskutimet e ndryshme. Në Institutin e Mekanikës, inxhinier Thoma Nano diskuton për projektin me punonjësit shkencorë. Profesor Dhimitër Mihali, duke punuar në kompjuter. Prodhimi i kësaj makinerie do të shërbejë për të gjithë minierat. (249.2m). Kombinati Metalurgjik në Elbasan, shkrirja e çelikut që do të shërbejë si masë e parë për prodhimin e kësaj makinerie. Aspekte nga puna e metalurgve. Uzina e Autotraktorëve, reparti i i tornove ku po punohet për këtë makineri të madhe. Uzina mekanike, aspekte nga montimi i kësaj makinerie. Inxhinierët dhe punëtorët përfunduan me sukses këtë makineri. Vënia në përdorim e kësaj makinerie i shërben të gjithë minierave. Pamje e galerisë së minierës ku transportohen njerëzit dhe mineralet. (227.7 m). |
| Skenarist | Ilia Dede |
| Teksti | |
| Regjisor | Todi Bozo |
| Formulimi muzikor | Mira Meçule |
| Operator | Petrit Rexha |
| Piktor | |
| Montazhiere | Arta Kote |
| Zëri | Lavdi Fortuzi |
| Kategoria | Dokumentare |
| Kroma | Me ngjyra |
| Viti i prodhimit | 1987 |
| Viti i premierës | 1987 |
| Numri i akteve | 2 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 17:25 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Vendi i xhirimit | Tiranë, Elbasan |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




