Kodi i referencës I/2-978
Titulli Helmës
Sinopsi Panoramë e Helmësit nga avioni. Pamje e fushës së Linzës. Festohet 40-vjetori i Kongresit të B.R.K.SH. Piktorët duke rregulluar gazetën e murit që do të funksionojë gjatë festimit të përvjetorit. Rregullohet qendra e zërit dhe perdja e kinemasë. Pamje e sallës së Kongresit. Pamje e lapidarit. Ardhja e Ramiz Alisë dhe Foto Çamit, të cilët takohen me ish-delegatët e Kongresit në qendrën e fshatit Helmës. Përurimi i Muzeut Historik. Ramiz Alia ulet në oxhakun e shtëpisë-muze. Ramiz Alia bën vizitë në shtëpinë e Novruz Bilimanit. Dhoma ku ka banuar Enver Hoxha. Ardhja e delegatëve. Takimet e tyre. Ish-partizanët shikojnë stendat. Duket Pashko Çomo e Dallandyshe Fjore. Ish-partizanët rreth zjarrit partizan. Foto të ndryshme. Bisedojnë me Ramizin dhe Foto Çamin rreth zjarrit. Këndojnë të gjithë së bashku. Foto nga Kongresi i I. Fishekzjarre me rastin e festës. Lindje dielli. Ish-partizanët pinë ujë te burimi. Lexojnë gazetën. Ramiz Alia takohet përsëri me ta. Pamje nga mitingu i organizuar me rastin e 40-vjetorit. Mitingun e hap sekretari i I i K.Q. të Rinisë, Mehmet Elezi. Fjalën e merr Ramiz Alia, i cili flet sinkron. Në emër të K.Q. të PPSH-së përshëndet Foto Çami. Pamje e sallës së Kongresit ku mblidhen ish-delegatët. Flet Ramiz Alia. Delegatët dëgjojnë. Firmosin me radhë librin e nderit. Firmos Ramiz Alia. Pamje e përgjithshme e fushës së Linzës.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor
Kompozitor
Operator
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1986
Viti i premierës 1986
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta)
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit