Kodi i referencës | I/2-14 |
Titulli | Hekurudha Durres-Tirane |
Sinopsi | Pamje e fushave nga do te kaloje hekurdha dhe barakat e ndertuara per fjetjen e vullnetareve. Rinia e te gjithe qyteteve te Shqiperise, behet gati per ne aksion. Te rinjte e Tiranes nisen me kamiona per ne hekurudhe. Gjithashtu edhe nga qytete te tjera si Berati, Shkodra etj nisen kamiona me vullnetare per ne aksion. Fillojne punimet me minat e para, vullnetaret punojne ne kushte te veshtira, ne balte e lluce. Pamje nga punimet ne tunelin e Rrushbullit. Brigada e rinise bullgare ka ardhur vullnetare ne hekurudhe. Asaj i jepet flamuri i Shtabit Qendror te Brigadave, per pune te mire dhe tejkalim te normave. Vullnetaret ngrene ne krahe komandantin e brigades bullgare. Tregohen sabotime te trockisteve jugosllave ne punimet e hekurudhes. Ne brigada behen edhe aktivitete kulturore. Mbi 500 vete kane mesuar shkrim e kendim, ne mbremje ndizen zjarre partizane. Ne hekurudhe merr pjese edhe brigada e policise popullore, 5 here sulmuese. Pamje nga puna ne trase dhe nga ura e Erzenit 91 metra e gjate. Punimet drejtohen nga inxhinirei sovjetik Valeri Gajdarov. Ne portin e Durresit shkarkohen materialet e nevojshme per ndertimin e hekurudhes. Behet inaugurimi i perfundimit te hekurudhes Durres-Tirane. Marrin pjese shoket Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Abedin Shehu, etj. Fjalen e rastit e mbajti Abedin Shehu. Ne emer te Komitetit Qendror te Rinise foli Ramiz Alia. Shoku Enver pret shiritin e inaugurimit dhe bashke me ministrin sovjetik Cuvakin, kalojne me tren. Drejtor teknik i filmit : Riza Shehu. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | |
Kompozitor | Georgi Aitonov |
Operator | Hamdi Ferhati |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | Parlapanov Popov |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1949 |
Viti i premierës | 1949 |
Numri i akteve | 2 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 20 |
Vendi i prodhimit | Bullgari dhe Shqiperi |
Vendi i xhirimit | Hekurudhe |
Producenti | |
Shënime | Drejtor teknik i filmit: Riza Shehu. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article