| Kodi i referencës | IV/1-133 |
| Titulli | Gjyqi kunder nje grupi te pandehurish per krime kunder shtetit – Gjyqi i Teme Sejkos, 1961 |
| Përshkrimi | Ne kinema “Brigada” ne Tirane, nga 15-27 maj 1961 u zhvillua gjyqi me dyer te hapura kunder nje grupi te pandehurish per krime kunder shtetit. Populli i grumbulluar para salles se gjyqit. Pamje e trupit gjykues. Te akuzuarit Ali Xhelo, Nasho Grexho, Asllan Veliu e Teme Sejko. Duken anetaret e trupit gjykues Muharrem Kokomani, Sotir Spiro, Bejto Isufi, Ilmi Telegrafi, dhe sekretar Murat Deliallisi. Flet kryetari i gjykates Aranit Cela. Prokurori lexon akt akuzen. Pamje e grupit te te akuzuarve Teme Sejko, Tahir Demi, A. Resuli, A. Xhelo, H. Mane, S. Murati, Nasho Grexho, Jonuz Purizo, Adem Osmani, Asllan Veliu. Flet Tahir Demi. Fillojne te te deponojne te akuzuarit duke pohuar per tradhetine e tyre kunder atdheut. Populli duke lexuar gazeten qe flet per zhvillimin e gjyqit. Deponon Teme Sejko per veprimtarine e tij armiqesore. Gazetaret e huaj duke degjuar. Ballafaqimi i te pandehurve me njeri tjetrin. Flasin te pandehurit me radhe. Populli duke ndjekur me interes zhvillimin e gjyqit kunder 10 te pandehurve. Deshmitaret duke treguar ato qe dine ne lidhje me veprimtarine armiqesore te te pandehurve. Aranit Cela duke mbajtur pretencen. Flet avokati K. Dilo qe mbron te pandehurinTeme Sejko, flet avokati Pandeli Kosturi, Dhimter Evangjeli, Vera Bozgo. Fjala e te pandehurve. Vendimin e gjykates e lexon Shuaip Panariti. Teme Sejko, Abdyl Resuli, Tahir Demi, Hajri Mane, denohen me pushkatim, Sami Murati, Nasho Gerxho, Jonuz Purizo me 25 vjet burgim, Adem Osmani me 20 vjet burgim dhe Asllan Veliu me 15 vjet burgim. Salla duke duartrokitur. |
| Regjisor | Ilo Pando |
| Formulimi Muzikor | |
| Operatorë | Jani Nano, Niko Teodhosi, Pashko Como |
| Montazhi | Irena Harito, Manushaqe Halili |
| Zëri | Xhevat Behri |
| Kategoria | Xhirime arkivore bruto |
| Kroma | Bardhe e zi |
| Viti i prodhimit | 1961 |
| Numri i akteve | 3 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 30 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




