Kodi i referencës IV/1-316
Titulli Gjyqi kunder klerikeve te Shkodres, 1968
Përshkrimi Zhvillimi i gjyqit te klerikeve te Shkodres i mbajtur per kater dite me radhe në Klubin e Rinise, ish godina e Kishes se Motrave Sigmatine ne qytetin e Shkodres. Gjyqi behet ne ngarkim te pese klerikeve katolike; At Gege Luma, Dom Frano Ilia, Dom Mark Dushi, Dom Zef Bici, Dom Mark Hasi dhe dy besimtareve Alfons Radovani dhe Kol Marlacaj, te cilet ishin marre si të pandehur “per veprimtari armiqesore dhe agjitacion e propagande kunder pushtetit popullor”. Te akuzuarit ne bangen e te akuzuarve i pergjigjen pyetjeve te prokurorit. Nje i akuzuar flet. Plan i pergjithshem i salles. Duket ne salle dhe Peci Dado. Trupi gjykues, pyet kryetari, flet prokurori. Filmi eshte i shoqeruar edhe nga pamje te inskenuara te kishes ku jane gjetur materiale te ndryshme si arme, libra e sende te tjera.
Regjisor
Formulimi Muzikor
Operatorë
Montazhi
Zëri
Kategoria Xhirime arkivore bruto
Kroma Bardhe e zi
Viti i prodhimit 1968
Numri i akteve 3
Kohëzgjatja (në minuta) 9:27
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime Materiali është pa zë
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit