Kodi i referencës I/2-993
Titulli Gadishmeri, vendosmeri, unitet
Sinopsi Në kuadrin e zbatimit të detyrave të Komitetit Qendror për forcimin e gjithanshëm, të aftësisë mbrojtëse të vendit, në rrethin e Durrësit u zhvillua një stërvitje ku morën pjesë efektivat e armëve e të shërbimeve, të strukturave të ndryshme të mbrojtjes. Në këtë stërvitje mori pjesë sekretari i I i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Ramiz Alia, Adil Çarçani, Simon Stefani, Prokop Murra, Rita Marko, Hekuran Isaj, Qirjako Mihali e Kiço Mustaqi. Ardhja e Ramiz Alisë dhe pritja nga ushtarakët. Një oficer i shpjegon Ramizit. Aeroplan në fluturim. Fillimi i lojës. Pamje e fshatit që digjet. Mbledhje e shtabit të luftës. Ushtarët në pozicion. Marinarët në pozicion. Ramiz Alia duke parë me dylbi. Anija në det. Përgatitja e ndihmës së shpejtë. Ushtarët në sulm. Ramiz Alia në tribunë së bashku me shokët e tjerë duke ndjekur lojën. Ramiz Alia zbret në transhe, bisedon me oficerët që drejtojnë lojën. Takohet ne ushtarët, me pilotët, me vajzat ushtarake. Një pionier i jep lule. Aspekte nga takimi që Ramizi pati me një grup ushtarësh të repartit kundërajror. Pritja që i bëjnë Ramizit kooperativa e Kryevidhit. Pamje nga takimi dhe biseda e përzemërt. 180 m. Kiço Mustaqi i paraqet forcën Ramizit (sinkron). Në ceremoninë e mbylljes së stërvitjes flet Prokop Mura i cili i jep fjalën Ramiz Alisë. Flet Ramiz Alia (sinkron). Fillon parada e forcave të armatosura që morën pjesë në stërvitje. Me rastin e 10 Korrikut, Ramiz Alia pati një takim në Durrës me kuadrot e ushtrisë. Fjala e Ramizit (sinkron). Mbas mbledhjes Ramiz Alia përcillet me dashuri nga populli. 279,1 m.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor
Kompozitor
Operator
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1986
Viti i premierës 1986
Numri i akteve 2
Kohëzgjatja (në minuta)
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit