Kodi i referencës I/2-286
Titulli Flakë në transhe
Sinopsi Ushtarët duke studiuar në dhomën ushtarake politike. Komandanti i togës një ditë përpara stërvitjes i njeh komandantët e skuadrave me terrenin. Ai këtu merr parasysh dhe propozimet e tyre. Duket terreni ku do të zhvillohet stërvitja. Duket toga e radhitur dhe komandanti i saj duke shpjeguar dhe duke vepruar në praktikë. (Toga në tunel). Toga del nga tuneli dhe zë vend në terren. Komandanti jep shembullin personal. Ai ndihmon më të pa stërviturit, qitje me pushkë në transhe. Hedhje granatash. 258.50m Toga stërvitet si të mbrohet nga lëndët djegëse të hedhura nga armiku. Komandanti i togës bën mësim praktik për shuarjen e zjarrit tek shoku dhe tek vetja. Veprojnë vetë ushtarët. Fillon stërvitja praktike në transhe. Zjarr në transhe. Ushtarët vetveprojnë, shuajnë zjarrin dhe e kalojnë atë. Hodhen mbi armikun. Pamje e tunelit. Armiku ka hedhur zjarr në hyrjen e tunelit. Ushtarët dalin nga tuneli, shuajnë zjarrin dhe vendosen në transhe. Vazhdon qitja. Komandanti i togës mbledh komandantët e skuadrave dhe i bën vërejtje dhe u jep udhëzime për stërvitjen. 245.70 m. Në etapën e tretë të stërvitjes trajtohet në terren praktik luftimi trup për trup dhe sulmi mbi armikun. Luftimi trup më trup. Duket terreni i luftimit. Bëhet sulmi mbi armikun. Ushtarët hidhen në sulm. Ushtarët e togës dëgjojnë sinjalin e alarmit. Fillon luftimi. Jepet sinjali i sulmit. Toga sulmon. Duken ushtarët që veprojnë me shpejtësi. Armiku asgjësohet. Ky film mësimor tregon veprimet e togës së këmbësorisë në mbrojtje sistem tuneli, në kushtet e përdorimit të lëndës djegëse.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor
Kompozitor
Operator
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1969
Viti i premierës 1969
Numri i akteve 3
Kohëzgjatja (në minuta)
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit