Kodi i referencës I/2-291
Titulli Filluan punimet në hekurudhën Elbasan – Prrenjas
Sinopsi Në institutin e projektimit diskutohet dhe projektohet hekurudha Elbasan – Prrenjas. Projektuesit shkojnë në vendin e ndërtimit. Hapin projektin dhe fillojnë piketimin. Pamje malesh e luginash në mes të së cilave do kalojë hekurudha e re. Duket qyteza e vullnetarëve që po përgatiten. Vendosin parrulla. Rregullohen ambientet si menca, banjo etj. Në qytezë arrijnë makinat me vullnetarë. Vullnetarët lidhin shaminë e aksionit, grumbuj vulnetarësh duke biseduar. 176.50 m. Në Elbasan u bë inagurimi i fillimit të punimeve të hekurudhës. Duken turma vullnetarësh që nisen për në Elbasan. Për të marrë pjesë në këtë ceremoni kanë ardhur Adil Carçani, Rita Parko, Ramiz Alia, Spiro Koleka etj. Mes duartrokitjeve udhëheqësit zënë vend në tribunë. Paraqitet forca e vullnetarëve. Komandantja e sShtabit të hekurudhës, Lumturi Rexha, i paraqet forcën Adil Çarçanit, të deleguarit të Komitetit Qendror dhe të Këshillit të Ministrave. Mitingun e organizuar në stadiumin “Labinoti” e çel sekretari i parë i Partisë së Elbasanit Jashar Menzelxhiu. Adil Çarçani përshëndet vullnetarët. Vullnetarët duke parakaluar. Flasin aksionistët. Flet aksionistja Mereme Shehu. Në sektorin e Labinotit duket si ditë feste, Këtu vijnë udhëheqësit (të shënuar më sipër). Marrin pjesë dhe hedhin kazmat e para. Spiro Koleka zbulon pllakën kushtuar fillimit të punimeve në hekurudhë. Fillon puna. 196.20 m.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor
Kompozitor
Operator
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1969
Viti i premierës 1969
Numri i akteve 2
Kohëzgjatja (në minuta)
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit