Kodi i referencës I/3-58
Titulli Fijet që priten
Sinopsi Një agjent i huaj, Sami Ameni, zbret në aeroportin e Rinasit dhe menjëherë nis kërkimet për të aktivizuar një agjent tjetër, Markon, me të cilin ka bashkëpunuar pranë gjermanëve gjatë luftës. Plani i tyre është hedhja në erë e një uzinë të madhe. Për këtë u duhet të marrin të dhëna nga Besa, e cila ka humbur disa dokumenta dhe ndjehet e kërcënuar. Por plani i tyre dështon.
Çmime Roza Anagnosti u nderua me medaljon ne Festivalin e II-te te Filmit Shqiptar në prill 1977. Diskutohet filmi në mbledhjen e Këshillit Artistik të dt. 17. 03. 1976. Diskutojnë Endri Keko, Dalan Shapllo, Anastas Kondo, Ksenofon Dilo, Limoz Disdari, Dhimitër Anagnosti, Niko Koleka, Viktor Gjika, Angjelina Xhara, Krisanthi Kotmilo, Strato Vodica. Filmi vlerësohet me disa vërejtje.
Skenarist Neshat Tozaj
Teksti  
Regjisor Muharrem Fejzo
Kompozitor Shpëtim Kushta
Operator Petraq Lubonja
Piktor Namik Prizreni
Montazhier Marika Vila
Zëri Koco Tollko
Aktorë Kadri Roshi, Roza Anagnosti, Astrit Cerma, Reshat Arbana, Serafin Fanku, Zhani Ziçishti, Sandër Prosi, Petrit Llanaj, Demir Hyskja, Aishe Stari.
Kategoria Film artistik
Kroma  
Viti i prodhimit 1976
Viti i premierës 12 prill, Tiranë
Numri i akteve 11
Kohëzgjatja (në minuta) 93 min
Vendi i prodhimit  
Vendi i xhirimit Tiranë
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime Diskutohet ne Keshillin Artistik te dates 31. 07. 1975 skenari i filmit “Fundi i nje brenge”. Recenca Petraq Lubonja. Diskutojnë Marianthi Xhako, Anastas Kondo, Vath Koreshi, Gezim Erebara, Kujtim Gjonaj, Angjelina Xhara, Nexhati Tafa, Peci Dado, Neshat Tozaj, Vangjush Zallemi. Skenari vlerësohet pozitivisht dhe miratohet me disa vërejtje e sugjerime.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit