| Kodi i referencës | I/2-80 | 
| Titulli | Festivali i paqes dhe miqesise | 
| Sinopsi | Te rinjte shqiptare nisen per ne festivalin e VII-te te Rinise dhe Studenteve qe organizohet ne Vjene te Austrise. Te tjere te rinj pershendeten me festivalistet. Kudo ne stacionet e trenit ne Poloni, Moske etj nisen te rinjte per ne Vjene. Ja dhe Vjena me stadiumin e saj te madh qe ka nje kapacitet prej 120. 000 vendesh. Rinia Shqiptare parakalon e para. Ne stadium ndodhet edhe Tito Skipa, kengetari italian me gruan e tij. Parakalojne te rinjte e vendeve arabe, bullgare, braziliane, gjermane, nga Guinea, Gama dhe India. Per te paren here parakalon rinia e Irakut; rinia italiane ka mantelin e Sputnikut (satelitit artificial) sovjetik. Parakalojne te rinjte e Kubes heroike, me pas rinia kineze, polake, sovjetike. Parakalimin e mbullin te rinjte e Austrise mikepritese. Te rinjte e te peste kontinenteve kercejne me valsin e Shtrausit. Te rinjte shqiptare shetisin ne Vjene me te rinjte arabe e italiane. Kalojne uren qe mban emrin e Malinovskit, shohin monumentin e ushatarit te panjohur, varrin e inxhinier Karl Geges me emrin e te cilit eshte edhe nje shesh ne Austri, Vizitojne muzeun ku ruhet shpata dhe perkrenarje e Skenderbeut. Te rinjte vizitojne qytetin Neue Vieschtant, atje u njohen dhe u miqesuan me banoret e qytetit. Ne kete qytet pane germadhat e luftes se II-te Boterore. Vizite ne Mat Hausen, kampin e shfarosjes, ketu shiten kujtime personale te viktimave. Ne mes te shume viktimave, shihen ne foto edhe kater vellezerit e Roza Stonjes si edhe fotot e shqiptareve Kozma Nushi dhe Telat Noga. Ketu gjeti vdekjen edhe gjenerali sovjetik Kaebishev. Te rinjte vendosin kurora ne permendoren e 30. 000 sovjetikeve qe vdiqen ketu. Shohin monumentin e nje viktime. Ketu te rinjte mbollen pemen e miqesise. Gjate festivalit, rinia jone pati shume takime me te rinjte e vendeve te ndryshme te botes, ne nje nga keto takime flet kryetari i delegacionit shqiptar Todi Lubonja. Te rinjte nderrojne dhurata, basi Mentor Xhemali kendon para miqve, kendon edhe Fitnete Rexha. Dita e takimit te te rejave. Te rinjte shetisin neper rruget e Vjenes. Ne sheshin e heronjve basi i famshem Pol Robson kendon nje kenge. Nje vajze kineze leshon nje pellumb. te rinjte kercejne dhe defrejne me lodra te ndryshme. Neten shperthejne fishekzjarre dhe me pas i lene lamtumiren njeri-tjetrit. | 
| Çmime | |
| Skenarist | |
| Teksti | Dritero Agolli | 
| Regjisor | |
| Kompozitor | |
| Operator | Agim Fortuzi | 
| Piktor | |
| Montazhier | |
| Zëri | |
| Kategoria | Dokumentarë | 
| Kroma | |
| Viti i prodhimit | 1959 | 
| Viti i premierës | 1959 | 
| Numri i akteve | 2 | 
| Kohëzgjatja (në minuta) | 20 | 
| Vendi i prodhimit | Shqiperi | 
| Vendi i xhirimit | Shqiperi;Vjene | 
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” | 
| Shënime | Mbi festivalin e VII-te te Rinise dhe Studenteve ne Vjene. | 
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit | 
Share This Article




