| Kodi i referencës | I/4-135 |
| Titulli | Fantazisti |
| Sinopsi | Heroi yne ka marr grepin dhe ka shkuar per peshk ne nje liqen te vogel. Gjate rruges rrezohet por e merr veten dhe pasi ka bere gati grepin e hedh ne uje. Nuk kalon shume dhe grepi leviz. Ne te duket nje peshk i vogel. Heroi yne nuk dijon ta mbaj ate. Pasi e heq nga grepi e hedh me inat ne uje dhe perseri fillon te peshkoj, por tashme duke enderruar. Ne e shohim ate qe ka zene nje peshk gjigand dhe i gjithe qyteti eshte mbledhur per te pare kete mbrekulli. Te gjithe brohorsin kamerat e filmojne e ai krenar parakalon para njerzeve deri sa arrrin te shoqata e peshkatareve ku entuziazmi i njerzeve eshte i papermbajtshem. Ne keto momente, heroi zyne zgjohet nga enderrrimi dhe sheh veten ne mes te nje pellgu te vogel qe i eshte thare uji dhe ka mbetur vetem baltavine ku kendojne bretkosat. “Fantazisti”, eshte nje loje groteske e endrres se pafajshme te personazhit tone sa ballkanik aq edhe universal. Deshira e tij per fame e lavdi kthehet ne deshtim te misionit te tij te thjeshte prej peshkatari. Filmi merr nje vlere aktuale nese kihet parasysh se shpesh edhe ne jeten reale ambiciet e pabazuara mund te kthehen ne nje tragjedi per kedo “fantasist”. |
| Skenarist | Stavri Pone & Artan Marku |
| Regjisor | Stefan Taçi |
| Kompozitor | Mira Meçule |
| Operator | Diana Diamanti |
| Piktor | Stefan Taçi |
| Montazhier | Zhaneta Kosturi |
| Zëri | Niko Shallo |
| Kategoria | Filma vizatimorë |
| Kroma | Me ngjyra |
| Viti | 1989 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 4 |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




