Kodi i referencës | I/2-63 |
Titulli | Drite mbi Shqiperi |
Sinopsi | Pamje e lugines se Matit ne perendim. Ne familjen e Zef Menges bisedohet rreth zjarrit. I biri i Zefit, Lazer Menga, u tregon se teksa ruante dhente pa disa njerez qe- po masnin ujin e Matit. Fillon plasja e minave. Nje grup punetoresh vendosin mina ne malin Shqiponja. Midis tyre jane edhe Sali Vata dhe Ethem Muka. Ne harten e Shqiperise tregohet rruga qe hapet dhe vende te ngritura. Nga Korca nisen vullnetare per ne hidrocentral. Atje punojne gjithashtu edhe vajzat malesore. Gjate pauzave mesojne shkrim e kendim. Kamionat kalojne mbi nje rruge te re. Fillon me nje panorame te bukur te lumit dhe grykes ku do te ngrihet hidrocentrali. Gjate germimeve per punimet gjenden ene antike ilire. Ka kuadro nga varferia; nje femije i semure dhe nje plak shohin misrin ne haser. Shtepia e beut e shkaterruar. Nje plasje e forte minash ben qe te rrezohet kandili ne nje shtepi malesoresh. Ne hidrocentral vijne artistet kineze, punojne dhe me pas japin koncerte. Te rinjte ne mbremje shetisin buze lumit. Ne sallat e fjetjes disa shkruajne letra per familjet e tyre disa te tjere krihen dhe disa mendojne. Punohet edhe naten kur shkrepetin dhe lumi eshte i rrembyer. Llazer Menga shkon bashke me vajzen e tij ne shkolle; ajo meson te shkruaje e te lexoje, ai meson ne kursin e ekskavatorit. Inxhinieri sovjetik Spiridinov monton vincat e mbeshtetjes. Vijne kamionat me zhavorr per betonin. Pergjegjes per kete sektor eshte Shaban Xhama. Gjate kohes se pushimit, punetoret bejne mesim, ne tabele eshte Sali Vata. Ne pyjet e Pukes priten lende druri per hidrocentralin. Ne Lac eshte ngritur nje qytet i vogel dhe malesoret kane shtepi te reja. Nje grua malesore lan xhamat e shtepise se saj. Paraqiten ndryshimet ne jeten e punetoreve; ndersa me pare ata e merrnin me vete buken sot jane ngritur mensa me gjellera sipas deshires se tyre. Ka kopesht femijesh dhe cerdhe. Kuadrot ketu jane ngritur ne pergjegjesi nga masat. Fshatari Hysni Dino tani eshte kryeinxhinier, Ramadan Hanku eshte drejtor i Ndermarrjes Hidro Energjitike. Sekretar i Komitetit te Partise, Sadik Stafa, Inxhinier Gogo Vasili. Ne portin e Durresit vijne vaporre qe shkarkojne tuba te medhenj qe i transporton shoferi hero Koco Afezolli. Ne hidrocentral tubat ulen me vinc. Inxhinieri shqiptar dhe ai sovjetik punojne bashke. Elektricisti Besnik Shaqiri kontrollon aparatet. Punohet nate e dite. Mjekun e hidrocentralit e ngrene naten per nje rast urgjent, viziton nje punetor te plagosur. Llazar Minges i kujtohet jeta e tij nga bari ne ekskavatorist. Ai imagjinon hidrocentralin e perfunduar nga ai dhe shoket e tjere. Porta e diges eshte e lire. Familja e fundit qe do te shperngulet po ngrihet. Plaka puth pragun e shtepise. Porta e diges mbyllet dhe fillon mbushja e liqenit. Hartes iu shtua nje liqen. Buze liqenit jane ngritur shtepi te reja dykateshe per banoret e shperngulur. Per ndertimin e hidrocentralit bie hero minatori Ethem Ruka (fotografi). Udheheqesit e Partise dhe te shtetit si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku vijne ne inaugurimin e hidrocentralit, eshte edhe 12 vjetori i shpalljes se Shqiperise republike. Enver Hoxha pret shiritin. Pamje nga dhoma e komandimit, makinerite, shtyllat e tensionit te larte. Drita elektrike ndricon shume qytete dhe qendra industriale te vendit. Por edhe ne shtepine e Llazar Menges sot ka drite elektrike. |
Çmime | |
Skenarist | Endri Keko Llazar Siliqi |
Teksti | Llazar Siliqi |
Regjisor | Endri Keko |
Kompozitor | |
Operator | Jani Nano |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1958 |
Viti i premierës | 1958 |
Numri i akteve | 5 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 39 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | Hidrocentrali “Enver” |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Film dokumentar mbi ndertimin e hidrocentralit “Enver” mbi lumin Mat. As/operator Niko Theodhosi. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article