| Kodi i referencës | I/2-896 |
| Titulli | Dite me diell |
| Sinopsi | Pamje e qendres se Tiranes. Studentet duke zbritur nga U.Sh.T. Aspekte nga jeta e studenteve neper auditore. Studentet qe pergatiten per tu nisur neper shtepite e tyre. Ata duke hipur ne tren. Treni ne ecje. Midis tyre jane dhe minoritaret qe kthehen per pushime ne Dropull. Ne Bularat prinderit qe presin femijet e tyre qe kthehen nga universiteti per pushime. Vitorja, vajza qe tregon, takohet me nenen e saj dhe te aferimit e tjere. Pamje e shtepive te Dropullit naten. Njerezit rreth tavolines duke festuar ardhjen e femijeve. Gazeta LLajko Vina, qe shkruan per ardhjen e studenteve. Pamje e fushave te Dropullit, njerezit qe nisen per ne pune. Aspekte nga puna e autokombanjave per korrjen e grurit. Vitoria me shokun e saj student ne agronomi, Thanas Gunjon, shkojne te shikojne si jane te korrurat e ketij viti. Pamje e Bularatit. Plometeu student ne inxhinjeri, se bashku me te atin traktorist, duke kontrolluar traktorin. Aspekte nga ndertimi i shtepive te reja ne Bularat. Mjeshtri i talentuar Koco Boruka duke punuar drurin. (254m)Pamje e Koshovices. Studenti i agronomise Dhimiter Gace duke pare xhaxhane e tij qe ju meson vajzave te kercejne vallen popullore. Pamje e Sotires. Prane proit te ftohte te fshatit luajne femijet. Barba Jorge, fotografi i pare i fshatit duke treguar negative qe ruan. Jani Terpo qe ka pak kohe qe ka ardhur nga Australia duke biseduar (sinkron) me bashkefshataret e tij. Per te kaluaren ju tregon (sinkron) bashkefshatareve dhe emigranti Kosta Kuce qe ka 6 vjet qe eshte kthyer. Pamje e fshatit sot qe nuk mund te krahasohet me ate te meparshmin. Pamje e shpelles “Fotoni” ku grate shkonin per te marre uje. Pamje e vaditjes artificiale te fushave, kanalet e shumta ujitese. Rezervuaret e shumte te krijuar per vaditjen e fushave. Dy te rinj finiqjot duke shetitur se bashku, njeri prej tyre eshte student ne UT ndersa tjetri eshte ekonomist ne Finiq. Aspekte nga nje dasem dropullite. Nje plake kujton te kaluaren e saj kur nuk ndenji as nje muaj me te shoqin sepse ai morri rrugen e kurbetit. Aspekte nga festa tradicionale e Bistrices ku mblidhen fshataret dropullite per te festuar letren qe ju ka derguar Enver Hoxha. Ne kete feste kane ardhur dhe Vitori Celi qe eshte deputete, Spiro Lenga zv/minister i bujqesise, Pano Cuka poet, e shume dropullite. Te tjere qe tani punojne ne qytete te ndryshme te atdheut. Aspekte nga vallet e kenget e kenduara me kete rast. Pamje e fshatit Polican dhe grukes se Selces. Pamje e Pogonit dhe lapidarit te Meleq Goshishtit e Lefter Talos qe rane gjate luftes Nac-Cli prane e prane. (238,40m) Pamje e nje fshati. Cifte qe shkojne te regjistrojne femijet e tyre ne gjendjen civile. Emrat e bukur grek qe i vihen atyre. Femijet duke luajtur ne kopesht. Femijet qe takohen me poetin e tyre te dashur Dhimiter Qiqi. Librat e ndryshem ne gjuhen greke qe shiten ne librari. Aspekte nga nje ore mesimi ne gjuhen greke. Mesuesi i muzikes Ilia Gazhga duke mesuar nje grup femijesh per ti rene veglave muzikore. Foto te Ilias me Enver Hoxhen. I nipi lexon letren qe Enver Hoxha i ka derguar mesuesit te verber. Aspekte nga shfaqja qe jep grupi artistik “Dropulli” me rastin e ardhjes nga Greqia e nje grupi turistesh. Vizite e tyre ne nje familje dropullite. Flet Leona Markos (sinkron) per mikepritjen. Bisedat e ngrohta te dropulliteve me miqte. Mendimet e ndryshme te miqve greke per gjendjen e dropulliteve dhe kushtet e mira te krijuara nga R.P.Shqiperise. Te gjithe kercejene e kendojne se bashku. Panorama te ndryshme te fshatareve te Dropullit. (235m) |
| Çmime | |
| Skenarist | Luan Rama |
| Teksti | |
| Regjisor | Todi Bozo |
| Kompozitor | Nina Andoni |
| Operator | Pandeli Polena |
| Piktor | |
| Montazhier | Dallendyshe Baboci |
| Zëri | Lavdim Fortuzi |
| Kategoria | Documentaries |
| Kroma | |
| Viti i prodhimit | 1984 |
| Viti i premierës | 1984 |
| Numri i akteve | 3 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 24min |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Vendi i xhirimit | Gjirokaster;Dropull |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




