Kodi i referencës | I/3-53 |
Titulli | Dimri i fundit |
Viti i prodhimit | 1976 |
Viti i premierës | 8 korrik 1976, Tiranë |
Sinopsi | Gjermanët vijnë mes borës dhe dimrit. Në fshat mbeten vetëm gratë, të cilat luftojnë deri sa partizanët e plagosur, të strehuar në fshat, të tërhiqen më thellë dhe bora të mbulojë gjurmët. Ballë për ballë me gjermanët dhe nën kontrollin e tyre, gratë e fshatit, të udhëhequra nga nënë Shano dhe nënë Mara, nisen në grumbull për të bërë dru, por në të vërtetë arrijnë me bukë dhe ushqime të partizanët. |
Çmime | Ne 1976 skenari fiton cmimin e dytë në Konkursin e Dramaturgjisë. Ibrahim Muçaj e Kristaq Mitro nderohen me çmim të veçantë në Festivalin e II të Filmit Shqiptar 1977. Me medalje për interpretim nderohet Liza Laska, Margarita Xhepa e Raimonda Bulku. Ilia Terpini merr medalje si kinooperator. |
Skenarist | Nexhati Tafa |
Teksti | |
Regjisorë | Ibrahim Muçaj, Kristaq Mitro |
Kompozitor | Aleksandër Lalo |
Operator | Ilia Terpini |
Piktor | Shyqyri Sako |
Montazhier | Krisanthi Kotmilo |
Zëri | Vangjel Leka |
Aktorë | Liza Laska, Margarita Xhepa, Dhimitra Plasari, Raimonda Bulku, Agim Qirjaqi, Guljelm Radoja. |
Kategoria | Film artistik |
Kroma | Bardhë e zi |
Numri i akteve | 6 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 44 min |
Vendi i prodhimit | Shqipëri |
Vendi i xhirimit | Korçë |
Producenti | Kinostudio “Shqipëria e re” |
Shënime | Diskutimi i skenarit të filmit “Gratë e fshatit” në mbledhjen e Këshillit Artistik të dt. 17.10.1975. Recenca (recensuesit): Vllasova Musta, Krisanthi Kotmilo. Diskutojnë: Dhimitër Anagnosti, Piro Milkani, Endri Keko, Kristaq Dhamo, Niko Koleka, Bujar Koloneci, Xhafize Keko, Todi Bozo, Tomi Mece, A. Limanaj, Kristaq Mitro, Vangjush Zallemi. Skenari vlerësohet nga të gjithë, të mbahen parasysh sugjerimet e bëra. Diskutimi i filmit në mbledhjen e Këshillit Artistik të dt. 31.05.1976. Diskutojnë: Viktor Gjika, Dalan Shapllo, Faruk Basha, Marianthi Qemo, Petraq Lubonja, Xhanfize Keko, Niko Koleka, Vangjush Zallemi. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article