| Kodi i referencës | IV/1-418 |
| Titulli | Ceremonia e varrimit te eshtrave te shtate shqiptareve viktima te aksidentit ajror, 1974 |
| Përshkrimi | Ne 13 korrik te vitit 1963, nje avion i nisur nga Kina per Tirane, u rrezua ne afersi te qytetit Irkusk te Siberise, ne Bashkimin Sovjetik, dhe 32 pasagjeret dhe ekuipazhi mbeten te vdekur. Pjesa me e madhe e tyre ishin inxhiniere kineze qe vinin ne Shqiperi per te dhene ekspertize ne veprat industriale, ndersa 7 shqiptaret qe humben jeten ishin: Felek Malile bashke me dy femijet e saj, Miranda dhe Besnik Malile, poeti Drago Siliqi, Xhafer Bakllamaja, me gruan Nadire Bakllamaja dhe djalin e tyre te vogel, Agim Bakllamaja. Ne vitin 1974, 10 vite pas varrimit ne viktimave ne Kine, eshtrat e 7 shqiptareve sillen ne Shqiperi per t’u prehur ne token meme. Punonjes te kryeqytetit bejne homazhe. Duket arkivoli i Drago Siliqit, Miranda Maliles dhe Felek Maliles. Reiz Malile dhe Xhafer Spahiu duke pare arkivolet e te vegjelve. Hysni Kapo dhe Haki Toska nderojne. Behen homazhe. Manush Myftiu nderon. Ramiz Alia dhe familja e tij bejne homazhe. Ramiz Alia perqafon Reiz Malilen. Te dy jane familjare te viktimave. Drita Siliqi duke nderuar. Arkivoli i Xhafer Bakllamase. Ismail Kadare ben homazhe. Percjellja e eshtrave per ne varreza. Hysni Kapo, Reiz Malile, Ramiz Alia mbajne arkivolet. Pjesemarresit u japin lamtumiren e fundit. Flet Shefqet Musaraj. Duket Vito Kapo. Varrimi. Vendosin kurora ne varret e tyre. Familjaret vendosin lule. Xhafer Spahiu, Reiz Malile vendosin kurora. Xhafer Spahiu, Ramiz Alia, Hysni Kapo, Manush Myftiu, Reiz Malile, nderojne. Manush Myftiu e Ramiz Alia takohen me djemte e Xhafer Bakllamase. |
| Regjisor | |
| Formulimi Muzikor | |
| Operatorë | |
| Montazhi | |
| Zëri | |
| Kategoria | Xhirime arkivore bruto |
| Kroma | Bardhe e zi |
| Viti i prodhimit | 1974 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 2:30 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | Materiali është pa zë |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




