Kodi i referencës I/2-976
Titulli Bilbil Matohiti
Sinopsi Pamje e fshatit Lekdush të Kurveleshit ku lindi Heroi i Popullit Mustafa Matohiti. Pamje e shtëpisë së tij. Oxhaku i shtëpisë. Kafazi i pëllumbave në oborr. Foto të Mustafait të ri. Pëllumbat duke fluturuar. Shkolla e Delvinës ku Mustafai mori mësimet e para. Pamje e Tiranës së paraçlirimit, pazari i vjetër dhe varfëria e popullit. Foto të tij dhe të shokëve. Librat komunist qe ai lexonte, luksi në oborrin e Zogut. Pamje e burgut të Tiranës ku Matohiti ka ndenjur i arrestuar për rrezikshmërinë e tij si njeri me ide komuniste. Haki Toska kujton(sinkron). Pamje e një shtëpie në Lekdush ku Mustafai u internua. Formimi i Partisë. Lindje dielli. Oxhaqe shtëpish ku ka ndenjur Mustafai. Pikturë e Mustafait. Fshatra të Kurveleshit ku ka vepruar dhe ka ndenjur heroi. Pamje e rrapit të Mashkullores ku ka folur Mustafai duke i grisur maskën e demagogjisë fashiste. Foto e Mustafait mes popullit. Pamje e krahinës së Lekdushit, foto të çetës partizane. 279 m. Pamje e kodrave të Lekdushit ku u krijua e para çetë partizane e krahinës. Pamje e pyjeve të Lekdushit. Një veteran flet (sinkron).Shtëpia ku punonte Matohiti si sekretar i celulës së partisë. Foto të shokëve të tjerë të tij. Shkresa e letra, aktiviteti i ngjeshur i kësaj celule. Pamje e fshatrave dhe zonës së Kurveleshit ku ka vepruar heroi. Foto të ndryshme. Ish kulla e Ali Bej Këlcyrës. Hartë lufte. Haki Toska kujton (sinkron). Pamje e kodrave të Mallakastrës. Vendet e betejave të ndryshme. Aspekte nga beteja ku vriten Dino Kalaja dhe Lefter Talo e Maliq Gosnishti. Vritet dhe heroi i popullit Mustafa Matohiti. 284,50m.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor
Kompozitor
Operator
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1986
Viti i premierës 1986
Numri i akteve 2
Kohëzgjatja (në minuta)
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit