Kodi i referencës I/2-962
Titulli Besa-bese me Enverin
Sinopsi Pamje malesh. Panoramë e Rrëshenit. Kronikë nga vizita e Enver Hoxhës në Mirditë. Malësorët që e presin. Takimet dhe bisedat e ngrohta me udhëheqësin e dashur. Enver Hoxha i flet (sinkron) popullit të Mirditës. Enver Hoxha vendos një kurorë në varrin e Bardhok Bibës. Improvizime të luftës dhe pamje të lapidarëve ku dergjen heronjtë. Sinkronë e Enverit për heroin Ndrec Ndue Gjoka. Enver Hoxha para bustit të tij. Pamje e dhomës ku dha mësim mësuesi i popullit. Ujë që rrjedh. Pamje e shkollës në Orosh. Nxënësit duke hyrë në klasë. Mësuesja që shpjegon mësimin. Letra që Enveri ka shkëmbyer me një nxënëse, Linditën, emrin e vëllait të së cilës ia vuri vetë Enver Hoxha. 246m. Pamje e 4 heroinave të Mirditës. Improvizime të vrasjes së tyre. Sinkrona të fjalëve të tyre të fundit. Enver Hoxha duke biseduar me nënën e Shkurte Carës. Enver Hoxha takohet me pionerët dhe vendos lule në pllakën përkujtimore të heroinës. Takimi i Enverit me malësorët. Të rinjtë dhe të rejat që punojnë në hekurudhë betohen. Ata duke punuar në aksion. Kooperativistët duke punuar në punët bujqësore. Flet (sinkron) Gjela Biba. Kronikë të takimit të Gjela Bibës me Enver Hoxhën. Takimet e ndryshme të tij me popullin. Aspekte nga punët në bujqësi. Pamje e kullave të vjetra. Pamje e tokave të tarracuara. Aspekte nga jeta e mirditorit para çlirimit. Sinkrona e Drane Peçit, e cila ka pasur letërkëmbim me Enverin kur u largua nga shtëpia për t’u martuar me djalin që dashuronte. Takimi i Enverit me Marte Lleshin nga Oroshi, e cila i dogji kullën kapedanit të Mirditës. Kujtimet (sinkron) të Athina Miles për takimet dhe bisedën që ka patur me Enverin. Sinkrona e Dile Kol Markut, e cila foli në Kongres në emër të grave mirditore. Takimi i Diles me Enver Hoxhën. Mirditoret duke u stërvitur me forcat vullnetare. Bisedat e Enverit me mirditorët për pasuritë nëntokësore të Mirditës. Aspekte nga puna e minatorëve. Letra që Enveri i dërgon familjes së Frok Kaçorrit. Sendet e ndryshme të Fokut të vendosura në muze. Aspekte nga puna në minierën e Kurbneshit. Sinkrona e një minatori të vjetër Kol T. Pamje nga puna e minatorëve para çlirimit. Gravura nga grevat dhe puna e vështirë e minatorëve. Një minator kujton (sinkron) takimin e Enver Hoxhës me metalurgët e uzinës së bakrit. Aspekte nga kronika e këtij takimi. Shtëpia e Pal Mëlyshit. Takimi i shokut Enver me nënën e Palit. Enver Hoxha vendos një kurorë në lapidarin e Palit. 214m. Pamje e fushave. Fëmijët që mbledhin lule. Enver Hoxha mes malësorëve. Enver Hoxha duke biseduar me Mare Carën. Sinkronë e kujtimeve të Mare Carës. Flet (sinkron) Marie Biba, vajza e Bardhok Bibës. Takimi i Enver Hoxhës me Marie Bibën. Grupi “Çiftelia” duke dhënë shfaqje. Sinkrona e Enverit për këtë grup. Panoramë e Kurbneshit. Aspekte nga puna në minierë. Dalja e vagonave me minerale. Aspekte nga puna në trikotazh, në spital. Pamje e Rrëshenit. Fëmijë duke luajtur. Aspekte nga takimi i Ramiz Alisë me mirditorët. Gjela Biba e shoqëron gjatë takimit. Sinkrona e Ramiz Alisë në këtë takim. Panoramë e Rrëshenit. 962m. Pjesë e kolanës Enver Hoxha dhe Mirdita.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor
Kompozitor
Operator
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1986
Viti i premierës 1986
Numri i akteve 4
Kohëzgjatja (në minuta)
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit