| Kodi i referencës | I/2-203 | 
| Titulli | Ata nuk vdesin | 
| Sinopsi | Filmi fillon me pamje malesh me re, gryka dhe lapidare. Flet per hyrjen e fashizmit ne Shqiperi. Ne qiell fluturojne aeroplane ndersa ne Durres forcat italiane shkarkojne materialet e tyre luftarake. Shtepia e Mujo Ulqinakut, shoqja e heroit dhe vendi ku ai lufoi dhe u vra. Patrioti i ri Vasil Laci qellon mbi Viktor Emanuelin, mbretin e Italise. Populli ne demonstrate. Foto e Koci Bakos qe u vra ne demonstraten e Korces. (233.10m) Hartim i Qemal Stafes “E vjetra po shembet”. Salla e gjyqit ku u denua Qemali. Qelia ku u burgos, shtepia ku u rrethua dhe vendi ku u vra. Fotografi te deshmoreve Teli Ndini, Ali Demi, Midhi Kosturi, Kico Guco, Gjak Doci, Shyqyri Alimanko. Ditari i Qemalit. Foto te Mustafa Matohitit. Lapidari i varrit te deshmoreve. Epopeja e Pojskes per te cilen flet Rrapush Hoxhallari. Vendi ku rane deshmoret. Shkresa te shkruara nga policia fashiste. Vendi i luftimeve. Foto te deshmoreve Siri Kodra, Spiro Gjikuni, Ali Arapi, Ptoleme Xhuvani, Koli Gusha dhe lapidari i heronjve. (252.20m) Revista “Kushtrimi i lirise”, burgu me qelite dhe foto e Shyqyri Ishmit dhe Hamdi Shijakut. Rruga e burgut, penxheret e qelive dhe kenga e te burgosurve. Pamje e rrugeve te vjetra ne Tirane. Vendi ku u vra Shyqyri Ishmi. Fotografi e 5 heronjve te Vigut. Shkrimet e Gjike Kuqalit dhe fotografi te tij. Dy foto te Bule Naipit dhe Persefoni Kokedhimes. Muret e kalase se Gjirokastres ku u torturuan Bulja dhe Persefoni. Nena e Bules duke ecur neper kala, kujton vajzen e saj. Fotografia e nenes se Persefonit. (226.10m) Foto e Margarita Tutulanit. Trakt i ngjitur ne mur. Rrenja, shoqja e Margarites flet per punen qe bente Margarita gjate luftes. Shtepia ku Margarita u pranua anetare e Partise Komuniste. Per Margariten dhe Kristaqin flet nje burre. Foto e Margarites dhe Kristaqit. Flet Andon Qatipi per atentatin qe i beri Lym Keta fashistit Nak Gjeloshi. Bashke me Mark Gjeloshin ishte edhe Pader Anton Harapi. Fotografi e Lym Ketes, Andon Qatipit e Njazi Mekes. Lapidare. (200.50m) Qyteti i Shkodres, shtepia ku u vrane 4 deshmoret. Foto e heronjve Perlat Rexhepi, Jordan Misja, Branko Kadia. Sanka, motra e Jordanit, tregon mbi Jordanin dhe 2 shoket e tjere. Degjohen zera fashistesh dhe dera qe shperthehet. Shtepia ku luftuan dhe u vrane Vojo Kushi, Xhorxhi Martini, dhe Sadik Stavaleci. Pastaj ne Shkoder vazhdojne luftimet. Fashistet sjellin aeroplane per te mposhtur tanket. Naten, te rinjte vendosin kurora dhe flamuj ne varrin e Vojos. Plan ku luftojne partizanet. Clirimi i Shqiperise, nje partizan ngre flamurin. Ne pervjetorin e clirimit te Shqiperise, Enver Hoxha, pershendet anetaret e brigades se dyte partizane. Pastaj kuadro te partizaneve ne mal, parakalojne ne qytet, ushtare, fshatare, zborista dhe te rinje me kazma e lopata ne duar. | 
| Çmime | |
| Skenaristë | Peci Dado, Kristaq Dhamo | 
| Teksti | |
| Regjisor | Kristaq Dhamo | 
| Formulimi muzikor | Donika Muci | 
| Operator | Saim Kokona | 
| Piktor | Tomi Vaso | 
| Montazhier | Adriana Elini | 
| Zëri | Asim Raxhimi | 
| Kategoria | Dokumentare | 
| Kroma | Bardhe e zi | 
| Viti i prodhimit | 1966 | 
| Viti i premierës | 1966 | 
| Numri i akteve | 5 | 
| Kohëzgjatja (në minuta) | 39:20 | 
| Vendi i prodhimit | Shqiperi | 
| Vendi i xhirimit | |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” | 
| Shënime | Film dokumentar mbi heronjte e Luftes Nacional Clirimtare. Konsulent i filmit: Vaso Boshnjaku. Lexon: Bexhet Nelku. Gravurat: Pandi Mele. | 
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit | 
Share This Article




