Kodi i referencës | I/2-101 |
Titulli | Aleksander Moisiu |
Sinopsi | Filmi fillon me fotografine e Aleksander Moisiut. Pastaj nje ekspozite e vogel dhe qyteti i Kavajes ku ka jetuar A. Moisiu. Shtepia ku ka banuar familja e tij ne Kavaje, kisha dhe regjistri i pagezimeve. Bregdeti yne nga ku i ati u largua qe i ri per aresye pune. Ai vajti ne Trieste te Italise ku u martua me Fjorentina De Raden. Pamje e Triestes 1880-1884. Pastaj i ati bashke me familjen kthehet ne Durres. Ja shtepia ku banon familja, dhoma brenda dhe klasa e shkolles ku ka mesuar Aleksandri. Nga kjo rruge ai shkonte ne shtepi ose ne dyqanin e babait. Perseri familja bashke me te shkon ne Trieste dhe pas 9 vjetesh kthehet ne Atdhe me rastin e marteses se motres se tij. Ne fillim te shekullit XX ai u vendos ne Vjene ku fitoi fame si artist i madh. Pamje te ndryshme te qytetit te Vjenes. Teatri i madh i Vjenes ku ne fillim ai hyri si figurant. Ne rolet e para te tij duket forca qe do te shperthente. Fotografi te ndryshme te roleve te tij. Nje ndihme te madhe i dha atij regjizori gjerman Mark Reinhard. Fotografi e rolit “Fraus Meor” nje nga rolet me te famshme te tij. Dokument qe flet per kete interpretim. Fotografi te rolit te tij “Romeo e Xhulieta”. (283. 25m) Fillon me fotografine e nje roli, pastaj fjalet e tij (sinkron). Portat e Branderburgut dhe A. Moisiu dubel ekspozicion, recitimi i tij (sinkron). Kuadro nga filmi ‘Lorenzo de Medici” ku moisiu ka rolin kryesor. me sukses te madh interpreton rolin e fedias ne “Kufomat e gjalla” te Tolstoit. Roli qe i dha fame te madhe gjeniale aktorit eshte roli i Hamletit. Zeri i tij ne monologun “te rrosh a te mos rrosh” (sinkron). Fotografi e tij, busti i tij ne rolin e Hamletit ne Teatrin Kombetar. Recitimi i tij “Era e nentorit” (sinkron), ajo shoqerohet me plane furtunash, shkrepetima, shtrengata etj. Parku i Vjenes, pelikan ne uje dhe stoli ku pushonte A. Moisiu, nje foto e tij ne park. (278. 20m) Rruget e qytetit 40 km larg Vienes ku banonte A. Moisiu. Shtepia ku banonte. Kopshtari plak i cili punonte ne familjen e Moisiut u flet disa te rinjve shqiptare per jeten e tij. Dhoma brenda. Foto te Moisiut me nenen dhe me gruan Johana Terain. Dokumenti qe tregon se A. Moisiu edhe pse ishte jashe e kishte per nder te ishte shqiptar. Libri i gjendjes civile ku ishte regjistruar A. Moisiu dhe Joana Moisiu me 1934. Nje foto e Moisiu ne mes te shqiptareve te Budapestit. Revista “Djaleria” 1920 ka nje reportazh per pritjen qe i behet Moisiut nga shqiptaret. Vizitat e tij ne 1922, 1924 ne Moske. Pritja qe i behet atij ne stacion dhe takimet me udheheqesit e shtetit sovjetik si: Lumacarkesi dhe artiste. Letra qe i ka derguar Moisiu Stanisllavskit. Fotografi e Stanisllavskit (kritik i artit rus). Pamje e Kremlinit. Recitim i Moisiut (sinkron). Me 22 mars 1935 vdes Aleksander Moisiu. Gruaja e tij Johana i deron nje leter Teatrit Popullor Shqiptar me keto fjale: “me vjen keq qe nuk kam mundesi te vij ne Shqiperi per te pare perparimet qe ka bere atdheu i tij Shqiperia qe ai aq shume e donte”. (296. 60m) |
Çmime | |
Skenarist | Aleks Buda V Taci |
Teksti | Xhemal Broja |
Regjisor | Shkelzen Shala |
Kompozitor | |
Operator | Agim Fortuzi |
Piktor | Vasil Lalo |
Montazhier | Vasil Lalo |
Zëri | |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1960 |
Viti i premierës | 1960 |
Numri i akteve | 3 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 28 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Dokumentar i bere me rastin e 25 vjetorit te vdekjes se artistit te madh Aleksander Moisiu. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article