Kodi i referencës I/1-73/1
Titulli A travers la Republique Populaire d’Albanie
Suzhet 1 Akti i pare. Nje veper e madhe. Bonifikimi i Terbufit. Pamje e kanalit te Terbufit marre nga lart. Mijera hektare toke do te behen tani pjellore. Dita e inagurimit. Jane te pranishem Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi etj. Flet Maqo Dhosi. Mehmet Shehu pret shiritin e inagurimit, eskavatori i hap rrugen kanalit dhe ja tani fillon derdhja e ujrave te mocalit. Plan i kanalit i marre nga lart.
Suzhet 2 Ne hidrocentralin “Enver”. Pamje e pergjithme e hidrocentralit, nje vinc gjigand ben transportimin e pjeseve metalike me peshe disa mijera kg. Punimet kane hyre ne fazen perfundimtare. Momente pune gjate montimit etj.
Suzhet 3 Ne kombinatin e ri. Kombinati i Konservimit ne Vlore, momente pune, inxhiniere dhe teknike gjermane ndihmojne koleget shqiptare, gra duke punuar etj.
Suzhet 4 Montimi i centralit termik ne Cerrik. Pamje nga montimi i makinerive te brendshme, saldohen pjeset perfundimtare te montimit te nje gjeneratori te fuqishem, punimet drejtohen nga inxhiniere Sovjetike. Pamje e salles gjate punimeve.
Suzhet 5 Ne pyjet e Pukes, pamje e qytetit. Punetoret nisen per te prere pisha ne pyjet e pashfrytezuar. Punetoret sharrojne, pisha duke u rrezuar, transportimi i tyre me rrokullisje. Ato rreshqasin ne vendin e caktuar, stivohen dhe transportohen me vagon transporti. Pamje e Fushe Arrezit ku ato perpunohen.
Suzhet 6 Akti i dyte. Nje vizite tek filologu Spiro Kondo. Postieri sjell nje leter tek filologu Spiro Kondo. Filologu duke ndenjur ne karrige, e shoqa i sjell letren. Vjen nga Instituti i Shkencave te RPSH, ne leter njoftohet se ky eshte emeruar si anetar i Institutit te shkencave. Ai i dikton sekretarit dicka, sekretari shtyp ne makine. Filologu duke bere gjimnastike, duke shetitur ne rruget e Korces, te gjithe e pershendetin. Radio Korca. Spiro Kondo merr pjese ne orkestren e grupit karakteristik te Korces “Lira”, ai i bie kitares.
Suzhet 7 Llixha. Stacioni termal ne Elbasan. Vjen autobuzi nga ku zbresin me qindra punetore, te rinj, pleq, fshatare per tu kuruar dhe pushuar. Doktori duke vizituar te semuret. Pamje e ujrave termale, llixhat Elbasan. Nje i semure duke u lare ne vaske, nje tjeter shtrihet. Pamje e jashtme e oborrit, disa pushojne kurse disa te tjere luajne ping pong, shah etj.
Suzhet 8 Pionieret ne stacionin e trenit kryejne sherbimin hekurudhor, stacioni i trenit Tirane, pioneret behen gati per udhetim, ata e drejtojne trenin deri ne Durres, treni mbrriti ne kohe. Gjate udhetimit treni kalon gjate fermes se Sukthit etj. Pamje e fermes se Sukthit, treni duke ecur. Pionieret kryejne sherbimin e faturinos, i pret bileten Llazar Lipivanit etj. Pasagjere, treni ecen.
Suzhet 9 Ekspozita e Arteve Figurative ne Tirane. Pamje e ekspozites, piktura, tabllo te ndryshme si “Pamje e bregdetit” e Vangjush Mihos, skulptori Llazar Nikolla i flet per skulpturen e tij disa kolegeve. Pamje skulpturash te ndryshme.
Teksti
Regjisor
Formulimi Muzikor
Operator
Montazhier
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1956
Numri i akteve 2
Kohëzgjatja (në minuta) 14:18
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime Permbledhje kronikash te zgjedhura.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit