
TANA
May 19 @ 10:00 - 11:30
Free
Tana | 1958 | i restauruar | me subtitra anglisht
®️ Shfaqje e rezervuar ku çdokush mund të bashkohet.
Skenaristë: Fatmir Gjata, Nasho Jorgaqi
Regjisor: Kristaq Dhamo
Kompozitor: Cesk Zadeja
Operator: Xhevat Behri
Piktor: Petraq Lubonja
Montazhi: Irena Harito
Zëri: Xhevat Behri
Aktorë: Tinka Kurti, Naim Frashëri, Pjetër Gjoka, Kadri Roshi, Andon Pano, Thimi Filipi, Marie Logoreci, Violeta Manushi, Nikolla Panajoti, Melpomeni Çobani, Mihal Stefa, Vani Trako, Lazër Filipi, Pandi Raidhi, Lazër Vlashi, Ilia Shyti, Vangjo Grabocka, Aleko Skali, Stavri Shkurti, Nuci Shedollari, Dhimitër Trajce, Theodhoraq Velushi.
Ngjarjet zhvillohen në vitet ‘50. Në qendër të filmit është Tana, një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin, i cili banon në një fshat të varfër malor. Tanës i del përpara mentaliteti i vjetër i gjyshit të saj si dhe xhelozia e Lefterit. Është një lojë dashurie drejt përparimit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë.