Loading Events

« All Events

Rrethi i kujtesës: shfaqje dhe bisedë me autorët

January 26 @ 12:00 - 14:30

Një datë për të mos harruar 🕯️
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, AQSHF ju fton në një aktivitet përkujtimor dhe reflektues.
E hënë, 26 janar 2026, ora 12:00,
Kinema DRITA, në AQSHF
Shfaqje e filmit artistik shqiptar “Rrethi i Kujtesës” (1987), me regji nga Esat Musliu, një vepër që rikthen në vëmendje kujtesën, dhimbjen dhe përgjegjësinë për të mos harruar.
🗣️ Artist Talk / Bisedë me:
Diana Çuli, autore e romanit “Rrethi i kujtesës” (1986),
Esat Musliu, regjisor i filmit
Një takim mes filmit, letërsisë dhe kujtesës historike, për të reflektuar mbi Holokaustin dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive.
RRETHI I KUJTESËS (94′)
Prodhuar nga: Kinostudio “Shqipëria e re” (1987)
Regjisor: Esat Musliu
Skenarist: Esat Musliu, Roland Gjoza
Kompozitor: Maksim Shehu
Operator: Gavrosh Haxhihyseni
Piktor: Sali Allmuça
Montazhi: Zhaneta Kosturi
Zëri: Abdulla Osmanlliu
Aktorë: Marjeta Ljarja, Agim Qirjaqi, Luiza Xhuvani, Margarita Xhepa, Ilia Shyti, Thimi Filipi, Rikard Ljarja, Stavri Shkurti, Justina Aliaj.
Një sirenë alarmi po ushton. Gruaja e sëmurë bërtet: Rrethi! Rrethi! Hiqmani rrethin! Doktori mbetet i habitur. Është një rast i veçantë. Margarita Begolli, protagonistja e filmit, kthehet në Shqipëri pas 20 vjetësh me kujtesën e humbur. Cila është enigma?
Çmime: Marjeta Ljarja, interpretuesja e rolit të Margaritës, u nderua me Kupën e Festivalit të 8-të të Filmit Shqiptar në prill 1989, duke u cilësuar si aktorja më e mirë grua.
🎟️ Hyrja e lirë
📍 Kinema DRITA

Details

Date:
January 26
Time:
12:00 - 14:30
Event Category:

Organizer

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
Email
info@aqshf.gov.al
View Organizer Website

Venue

AQSHF
Rruga Aleksander Moisiu, 76/1
Tirane, Albania
+ Google Map