“Fëmijët e saj” Premierë e filmit të restauruar
September 17 @ 18:30 - 20:00
Free
PREMIERË | “FËMIJËT E SAJ” – 1957
68 vite pas realizimit, një nga dëshmitë e para të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran.
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ju fton në premierën e filmit të restauruar “Fëmijët e saj” (1957), një vepër me rëndësi të veçantë për historinë e filmit shqiptar.
📅 17 SHTATOR 2026
🕡 ORA 18:30
📍 KINEMA DRITA – AQSHF
“Fëmijët e saj” është filmi i parë artistik shqiptar me metrazh të shkurtër, prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re”. Filmi u realizua nga Hysen Hakani, i cili e paraqiti si punë diplome në Shkollën e Lartë të Arteve në Pragë.
Ky rikthim ka një domethënie të veçantë edhe për vetë Arkivin: “Fëmijët e saj” është restaurimi i parë i realizuar tërësisht nga specialistët e AQSHF-së, në studiot e institucionit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve tona për ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë filmike shqiptare.
Restaurimi u realizua nga specialistët Erand Meça dhe Hajrije Dedej dhe përfshiu skanimin digjital të materialit origjinal, stabilizimin e imazhit, pastrimin e dëmtimeve fizike, korrigjimin e kontrastit dhe densitetit, si dhe rikuperimin e cilësisë vizuale në respekt të autenticitetit të veprës.
REGJISOR & SKENARIST Hysen Hakani
MUZIKA Tish Daija
KAMERA Sokrat Musha
MONTAZHI Vitori Çeli
NË ROLE: Marie Logoreci · Marika Kallamata · Naim Frashëri · Xhemal Berisha · Loro Kovaçi · Vangjeli Pikuli · Esma Agolli · Pjetër Gjoka · Bejtulla Kurtheshi
Vitet ’50. Në një fshat të thellë malor, një qen i tërbuar kafshon djalin e Fatimes. Doktori i fshatit e këshillon të shkojë në qytet për t’i dhënë fëmijës ndihmën e nevojshme, por ajo zgjedh ta çojë te Remja, një grua që shëron përmes magjisë. Gjendja e djalit përkeqësohet dhe ai ndërron jetë.
14 minuta film, 68 vite histori.
Një vepër që rikthehet për t’u parë përsëri.
🎬 Ju mirëpresim në premierën e “Fëmijët e saj”.