New Job Opportunity

Careers

3 Tetor 2023


Në mbështetje të dispozitave të Ligjit me Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Rregullores së Brendëshme të AQSHF, si dhe legjislacionit të R.Sh-së në fuqi, shpallet njoftimi për vënd të lirë pune “Teknik i mesëm” në Sektorin e Digitalizimit, Restaurimit, Mirëmbajtjes Teknike në AQSHF si më poshtë:

Mënyra e aplikimit
Të gjithë kanditatët e interesuar për t’u punësuar si «Teknik i mesëm» në Sektorin e Digitalizimit, Restaurimit, Mirëmbajtjes Teknike në AQSHF, duhet të paraqesin pranë zyrës së protokollit të Institucionit në një dosje dokumentacionin e mëposhtëm deri më datë 17.10.2023, nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Dokumentacioni ligjor që duhet të paraqesin kandidatët
• Kërkesë për t’u punësuar si “teknik i mesëm” në Sektorin e Digitalizimit, Restaurimit, Mirmbajtjes Teknike në AQSHF.
• Të ketë kryer studimet e mesme, brenda ose jashtë vendit.
• Diplomë e përfundimit të shkollës së mesme dhe listë notash të noterizuar.
• Fotokopje e dokumentit të identitetit.
• Vërtetim i gjëndjes gjyqësore.
• Raport mjeko-ligjor.
• Curriculum Vitae.
• Të ketë aftësi të mira komunikimi individuale dhe në grup.

Shpallja e fituesit
Shpallja e fituesit do të publikohet me anë të një njoftimi në internet, në faqen zyrtare të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.