70-vjetori i Kinostudios «Shqipëria e re».

“U bëmë pjesë e një mbrëmjeje yjesh në 70-vjetorin e Kinostudios. Një mbrëmje-homazh për ata që nuk janë më dhe një falënderim për kineastë, aktorë, piktorë, inxhinierë e teknikë, që bënë historinë e filmit shqiptar. Një atmosferë e ngrohtë nën tingujt e kolonave aq të bukura zanore të kompozitorëve tanë të mëdhenj, interpretuar nga orkestra “Simfoart”, u shpreh Ministri i Kulturës Elva Margariti gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 70-vjetorit të inagurimit të godinës së Kinostudios, në 14 korrik 2022.