Kodi i referencës | I/4-81 |
Titulli | Zeri i gjakut, zeri i tokes |
Sinopsi | Ballada e rinjohjes se vellait me motren eshte ne qender te ketij filmi vizatimor, ngjarja e te cilit zhvillohet ne periudhen e pushtimit osman. Gjate nje sulmi ne nje fshat te Himares, nje jenicer turk merr me vehte nje vajze te re dhe te bukur. Gjate ikjes, vajza i shpeton jenicerit dhe ngjitet ne nje maje mali per t’u hedhur, por jeniceri e kap dhe ne kete moment sheh nje medalion te vajzes i cili eshte i njejte me ate qe ai mban ne qafe. Pas pyetjeve qe i ben vashes ai kupton se ajo eshte motra e tij dhe pasi bashkohet me bashkefshataret e vete fillon luften kunder turqeve te cilit i kishin vrare prindet e tij. |
Skenarist | Luan Rama & Boris Ikonomi |
Regjisor | Boris Ikonomi & Artur Dauti |
Kompozitor | Mira Meçule |
Operator | Tomi Vaso & Vangjush Valla |
Piktor | Boris Ikonomi |
Montazhier | Atalanta Pasko |
Zëri | Luiza Osmanlliu |
Kategoria | Filma vizatimorë |
Kroma | Me ngjyra |
Viti | 1985 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 12 |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article