Premierë e filmit të restauruar “MIMOZË LLASTICA” (Keko, 1973)

27 Shtator 2026 | 18:00
📍 Kinema Millennium, Tiranë
MIMOZË LLASTICA
Premierë e versionit të restauruar në 4K
TIFF Classics | Filmi përmbyllës i Tirana International Film Festival 2026

Një nga filmat më të dashur dhe ikonikë të kinemasë shqiptare, “Mimozë Llastica”, rikthehet në ekran në një version të restauruar në 4K, duke sjellë sërish magjinë, lojërat dhe botën e fëmijëve që kanë shoqëruar kujtesën e disa brezave.
Një film nga Xhanfise Keko, një prej figurave themelore të kinematografisë shqiptare dhe një nga regjisoret më të rëndësishme të filmit për fëmijë, “Mimozë Llastica” mbetet një vepër e veçantë e kinemasë sonë, me një gjuhë të sinqertë dhe të ndjeshme, që vazhdon të komunikojë me publikun edhe sot.
Filmi është realizuar me skenar nga shkrimtari i dashur Nasho Jorgaqi, frymëzuar nga libri me të njëjtin titull, një histori që ashtu si edhe “Tomka” ka hyrë në kujtesën e brezave.

Restaurimi digjital i filmit u bë i mundur falë mbështetjes financiare të Znj. Teuta Doçi Ilia, e cila ishte e para që iu bashkua nismës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, “Adopto një film për restaurim”, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rikthimin e kësaj vepre të çmuar të trashëgimisë sonë filmike.

Restaurimi u realizua nga Augustus Color, Romë, mbi bazën e elementeve origjinale të ruajtura në AQSHF.
Prodhuar nga: Kinostudio “Shqipëria e re”, 1973
Skenarist: Nasho Jorgaqi
Regjisor: Xhanfise Keko
Kompozitorë: Robert Radoja, Aleksandër Lalo
Operator: Ilia Tërpini
Piktorë: Fisnik Pulaj, Myrteza Fushekati
Montazhiere: Emine Kasapi
Zëri: Abdulla Osmanlliu
Aktorë: Zhaklina Dhimojani, Violeta Manushi, Teuta Doçi, Ema Shteto, Anila Kardhashi, Teuta Profi, Elena Dilo, Olizana Pasko, Silvana Banja, Rudina Pema, Pavlina Mani, Ilia Shyti, Ahmet Pasha, Ilir Grezda.

Mbrëmja përmbyllëse e TIFF 2026 organizohet nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Tirana Film Institute.

Një rikthim për ata që e kanë dashur. Një zbulim i ri për ata që do ta shohin për herë të parë.
Hyrja e lirë!