Loading Events

« All Events

“Fëmijët e saj” Premierë e filmit të restauruar

September 17 @ 18:30 - 20:00

Free

PREMIERË | “FËMIJËT E SAJ” (Hakani, 1957)

68 vite pas realizimit, një nga dëshmitë e para të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ju fton në premierën e filmit të restauruar “Fëmijët e saj” (1957), një vepër me rëndësi të veçantë për historinë e filmit shqiptar.

📅 17 SHTATOR 2026
🕡 ORA 18:30
📍 KINEMA DRITA – AQSHF

“Fëmijët e saj” është filmi i parë artistik shqiptar me metrazh të shkurtër, prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re”. Filmi u realizua nga Hysen Hakani, i cili e paraqiti si punë diplome në Shkollën e Lartë të Arteve në Pragë.

Ky rikthim ka një domethënie të veçantë edhe për vetë Arkivin tonë: “Fëmijët e saj” është restaurimi i parë i realizuar tërësisht nga specialistët e AQSHF-së, në studion AV të institucionit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve tona për ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë filmike shqiptare.

Restaurimi u realizua nga specialistët Erand Meça dhe Hajrije Dedej dhe përfshiu skanimin digjital të materialit origjinal, stabilizimin e imazhit, pastrimin e dëmtimeve fizike, korrigjimin e kontrastit dhe densitetit, si dhe rikuperimin e cilësisë vizuale në respekt të autenticitetit të veprës.

REGJISOR & SKENARIST Hysen Hakani

MUZIKA Tish Daija

KAMERA Sokrat Musha

MONTAZHI Vitori Çeli

NË ROLE: Marie Logoreci · Marika Kallamata · Naim Frashëri · Xhemal Berisha · Loro Kovaçi · Vangjeli Pikuli · Esma Agolli · Pjetër Gjoka · Bejtulla Kurtheshi

Vitet ’50. Në një fshat të thellë malor, një qen i tërbuar kafshon djalin e Fatimes. Doktori i fshatit e këshillon të shkojë në qytet për t’i dhënë fëmijës ndihmën e nevojshme, por ajo zgjedh ta çojë te Remja, një grua që shëron përmes magjisë. Gjendja e djalit përkeqësohet dhe ai ndërron jetë.

14 minuta film, 68 vite histori.
Një vepër që rikthehet për t’u parë përsëri.

🎬 Ju mirëpresim në premierën e “Fëmijët e saj”.

 

Details

Date:
September 17
Time:
18:30 - 20:00
Cost:
Free
Event Category:
Website:
www.aqshf.gov.al

Organizer

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
Email
info@aqshf.gov.al
View Organizer Website

Venue

AQSHF
Rruga Aleksander Moisiu, 76/1
Tirane, Albania
+ Google Map