FTESË PËR OFERTË PËR OPERATORËT EKONOMIKË SHQIPTARË DHE TË HUAJ TË SPECIALIZUAR NË OFRIMIN E SHËRBIMIT ME OBJEKT “RESTAURIMI DIGJITAL I 6 (GJASHTË) FILMAVE ARTISTIKË SHQIPTARË”

FTESË PËR OFERTË
PËR OPERATORËT EKONOMIKË SHQIPTARË DHE TË HUAJ TË SPECIALIZUAR NË
OFRIMIN E SHËRBIMIT ME OBJEKT
“RESTAURIMI DIGJITAL I 6 (GJASHTË) FILMAVE ARTISTIKË SHQIPTARË”
Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri: Arkivi Qendror Shtetërore i Filmit
Adresa: Rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 76, ish Kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë
E-mail: info@aqshf.gov.al
Faqja e Internetit: www.ashqf.gov.al
Autoriteti kontraktor do të zhvillojë procedurën e prokurimit, me objekt “Restaurimi Digjital i 6
(gjashtë) Filmave Artistikë Shqiptarë” me fond limit 2,900,000 (dy milion e nëntëqind mijë) lekë pa
tvsh.
Data e dorëzimit të ofertave do të jetë 27.04.2026, ora 12:00
Data e hapjes së ofertave do të jetë 27.04.2026, ora 12:30
Jeni të lutur të paraqisni ofertën tuaj për këtë objekt prokurimi sipas termave të referencës si vijon.
I. PËRMBAJTJA
1. HYRJE
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) disponon negativët origjinalë 35 mm të figurës dhe shiritin optik 35mm të zërit të filmave shqiptarë të prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e re” gjatë periudhës kohore të fuksionimit të saj. Qëllimi i këtij projekti është restaurimi digjital i 6 filmave, për të siguruar ruajtjen afatgjatë të trashëgimisë kulturore dhe për ta bërë atë të aksesueshme për publikun e sotëm dhe brezat e ardhshëm. Përmes restaurimit dhe përmirësimit të cilësisë së figurës dhe zërit, materialet e dëmtuara nga koha do të rikthehen në standarde bashkëkohore, duke ruajtur vlerat e tyre historike, artistike dhe dokumentare. Digjitalizimi mundëson gjithashtu shpërndarjen më të gjerë, studimin, promovimin dhe rivlerësimin e kësaj pasurie, duke e kthyer atë në një burim të gjallë kulture, edukimi dhe identiteti kombëtar.
________________________________________
2. QËLLIMI I TERMAVE TË REFERENCËS
Qëllimi i këtyre Termave të Referencës është të përcaktojë kushtet, kërkesat teknike, aktivitetet dhe rezultatet e pritshme për projektin e restaurimit digjital të filmave të përzgjedhur.
________________________________________
3. OBJEKTIVAT E PROJEKTIT
Objektivat e Projektit të Restaurimit të Filmave:
1. Ruajtja afatgjatë e materialeve filmike origjinale
Të sigurohet mbrojtja dhe konservimi i negativëve të figurës dhe zërit (35mm apo formate të tjera analoge), përmes restaurimit dhe krijimit të masterave digjitalë arkivorë në standarde ndërkombëtare.
2. Restaurimi digjital i figurës
Të realizohet pastrimi, stabilizimi dhe korrigjimi i imazhit (heqja e gërvishtjeve, pluhurit, dridhjeve, deformimeve, flicker-it, etj.), si dhe rikthimi i balancës së dritës, kontrastit dhe ngjyrave, duke respektuar integritetin artistik të veprës.
3. Restaurimi dhe përmirësimi i zërit
Të restaurohet pista zanore përmes reduktimit të zhurmave, distorsioneve dhe dëmtimeve teknike, si dhe të përmirësohet qartësia dhe balanca e audios në përputhje me standardet bashkëkohore.
4. Krijimi i materialeve digjitale në standarde të larta cilësie
Të prodhohen skanime dhe mastera digjitalë (p.sh. 4K ose sipas specifikimeve teknike të përcaktuara), si dhe kopje pune dhe shpërndarjeje (DCP, ProRes, etj.) për përdorim arkivor dhe publik.
5. Dokumentimi i procesit të restaurimit
Të hartohet dokumentacion teknik i detajuar mbi ndërhyrjet e kryera, metodologjinë e përdorur dhe parametrat teknikë, për të garantuar transparencë dhe gjurmueshmëri arkivore.
6. Rritja e aksesueshmërisë dhe promovimit të veprave
Të mundësohet prezantimi i filmave të restauruar në kinema, festivale, platforma digjitale dhe aktivitete kulturore, duke nxitur rivlerësimin e tyre nga publiku dhe studiuesit.
7. Forcimi i kapaciteteve institucionale
Të kontribuohet në ngritjen e standardeve profesionale dhe transferimin e njohurive në fushën e restaurimit filmik, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.
________________________________________
4. OBJEKTET E RESTAURIMIT
Lista e 6 filmave që do të restaurohen:
Reff no Kodi i Objektit
në RKPK Title Viti Minuta
1 I/3-47 478290 Cifti i lumtur ORWO 1975 b/z 73
2 I/3-44 478287 Rrugë të bardha ORWO 1974 color 86
3 I/3-54 196936 Zonja nga qyteti ORWO 1976 color 99
4 I/3-165 478035 Dy herë mat ORWO 1986 color 80
5 I/3-81 459114 Në shtëpinë tonë AGFA GEVAERT 1979 color 70
6 I/3-184 478038 Tela për violinë ORWO 1987 color 49
________________________________________
5. PËRSHKRIMI I SHËRBIMEVE
5.1 Përgatitja Paraprake
Materialet origjinale në film 35 mm do të skanohen në rezolucion 4K nga vetë AQSHF; materialet digjitale të krijuara nga ky proces do t’i vendosen në dispozicion Operatorit Ekonomik për të kryer proceset e restaurimit.
5.2 Restaurimi digjital i figurës
• Eliminimi i grimcave të pluhurit, gërvishtjeve, njollave dhe defekteve të tjera
• Stabilizimi i imazhit dhe korrigjimi i dridhjeve
• Eliminimi i flicker-it dhe deformimeve
• Korrigjimi i kontrastit, densitetit dhe balancës së ngjyrave (për filmat me ngjyra)
• Ruajtja e grain origjinal dhe e karakterit estetik të veprës
5.3 Restaurimi i Zërit
• Pastrimi nga zhurmat, klikimet, hum-i, distorsionet dhe defektet e tjera
• Përmirësimi i qartësisë dhe balancës audio
• Sinkronizimi i saktë me figurën

5.4 Masterizimi dhe përpunimi final
• Grading final i figurës në përputhje me referencat artistike
• Kontrolli i cilësisë (Quality Control)
• Përgatitja e materialeve për ruajtje arkivore dhe për shfaqje publike
5.5 Formatet e Dorëzimit (Deliverables)
Për secilin film, operatori do të dorëzojë:
Mastera Arkivorë:
• Master digjital restauruar në rezolucion 4K (ose sipas specifikimeve)
• Skedarë pa kompresim ose me kompresim arkivor (p.sh. DPX/TIFF sequence + WAV)
Mastera për përdorim dhe shpërndarje:
• File video me cilësi të lartë (p.sh. ProRes ose ekuivalent)
• DCP për shfaqje kinematografike
• Version HD për transmetim dhe platforma digjitale
Materiale shtesë:
• Raport teknik i detajuar i restaurimit
• Dokumentim i proceseve dhe ndërhyrjeve
• Metadata për secilin film
________________________________________
6. STANDARDET DHE UDHËZIMET TEKNIKE
Restaurimi duhet të përshtatet sipas standardeve ndërkombëtare për digital preservation dhe film restoration, përfshirë por pa u kufizuar:
• Respektimi i integritetit artistik dhe historik të filmave
• Mosndryshimi i detajeve narrative dhe estetike
• Përdorimi i praktikave më të mira ndërkombëtare në restaurimin filmik
• Ndërhyrje vetëm kur është e nevojshme për rikthimin e cilësisë
• Standarde të industrisë për restaurim
• Praktikat më të mira të arkivimit digjital
• Standardet e metadatenimit
________________________________________
7. AFATET DHE PLANI I PUNËS
Plani i punës dhe afatet për çdo fazë, do të jenë:
• Rendi i filmave për restaurim duhet të jetë sipas listës së paraqitur në pikën 4 të këtij dokumenti.
• Gjatë punës së restaurimit do të raportohet periodikisht cdo muaj për testimin dhe kontrollet e cilësisë së punës, duke nisur që 2 javë pas nënshkrimit të kontratës.
• Dorëzimi final i versioneve të restauruara të veprave do të bëhet brenda datës 1.12.2026.
________________________________________
8. KRITERET E PËRZGJEDHJES SË OPERATORIT EKONOMIK
Operatori duhet të:
• Ketë eksperiencë të provuar në restaurimin e filmave artistikë
• Të paraqesë portofol me të paktën 3 projekte të ngjashme
• Të disponojë pajisje dhe softëare profesional për restaurim filmik
• Të ketë staf të kualifikuar në restaurim audioviziv
• Të garantojë sigurinë dhe integritetin e materialeve digjitale
________________________________________
9. DOKUMENTACIONI I DORËZIMIT
Operatori duhet të dorëzojë:
1. Versionet digjitale të filmave të restauruar, të shpjeguara në pikën 5.5 Formatet e dorëzimit
2. Raportin teknik të restaurimit për secilin film.
3. Dosjen me metadatat dhe log-et e procesit.
________________________________________
10. KONTROLLI I CILËSISË DHE PRANIMI
Institucioni kontraktues do të kryejë verifikimin teknik dhe artistik të materialeve të dorëzuara. Për verifikimin teknik, Operatori duhet të mbajë lidhje të vazhdueshme me personin e kontaktit të institucionit kontraktues duke shkëmbyer sa herë të jetë e nevojshme teste të materialeve në proces restaurimi.
Pranimi përfundimtar do të bëhet vetëm pas konfirmimit se rezultatet përmbushin specifikimet e përcaktuara.
________________________________________
11. KONFIDENCIALITETI DHE PRONËSIA
• Pronësia e materialeve dhe të dhënave i përket AQSHF-së.
• Operatori është i detyruar të ruajë konfidencialitetin e materialeve, dokumentacionit dhe çdo informacioni të lidhur me projektin.
• Operatorit i ndalohet përdorimi i materialeve për qëllime të tjera pa leje.
II. KRITERET E PERGJITHSHME TE PERZGJEDHJES/KUALIFIKIMIT

a. operatori ekonomik është i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin ose sipas legjislacionit tё posaçёm, nё rastin e një organizate jofitimprurëse, ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit, dhe ka statusin aktiv;
b) operatori ekonomik nuk është dënuar për asnjë nga veprat penale, të parashikuara në pikën 1, të nenit 76, të LPP-së;
c) personi/at në cilësinë e anëtarit të organit administrativ, drejtuesit ose mbikëqyrësit, aksionerit ose ortakut, ose qё ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda operatorit ekonomik, nuk ёshtё ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për asnjë nga veprat penale, të përcaktuara në pikën 1, të nenit 76, të LPP-së;
ç) operatori ekonomik nuk është shpallur fajtor për shkelje të rëndë profesionale, për sa kohë që nuk është parashkruar, sipas legjislacionit në fuqi;
d) operatori ekonomik nuk është në proces falimentimi;
dh) operatori ekonomik ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e taksave dhe tatimeve 20të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit 76, të LPP-së; e) operatori ekonomik ka shlyer të gjitha detyrimet e maturuara të energjisë elektrike, dhe përmbush kërkesat që rrjedhin nga legjislacioni i fushës në fuqi. Ky informacion kërkohet për operatorët ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Republikës së Shqipërisë; ë) operatori ekonomik nuk ndodhet në kushtet e konfliktit te interesit, sipas legjislacionit në fuqi;
f) operatori ekonomik ushtron aktivitetin në zbatim të kërkesave ligjore të legjislacionit mjedisor, social dhe të punës; ndryshuar me VKM 498/2024 20 Ndryshuar me Vendimin Nr. 710 datë 24.11.2021.
g) operatori ekonomik ka paraqitur ofertë të pavarur, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi;
gj) Operatori është i detyruar të ruajë konfidencialitetin e materialeve, dokumentacionit dhe çdo informacioni të lidhur me projektin

Keto kushte do te plotesohen me paraqitjen e formularit Permbledhes te Vetdeklarimit te operatori ekonomik ne diten e hapjes se Ofertes, sipas shtojces 10 te DST-ve te Sherbimeve Sociale dhe sherbimeve te tjera specifike.
Ne rast bashkimit te operatoreve ekonomike, secili anetar i grupit duhet duhet te paraqese Vetdeklarimin e lart permendur.
Ne rast se operatori ekonomik ofertues mbeshtete ne kapacitete e subjekteve e tjera, Vetdeklarimi i lartpermendur duhet te paraqitet edhe nga subjekti mbeshtetes.

III. KRITERET E VECANTA TE KUALIFIKIMI
1. Ofertuesi duhet të paraqesë;
1. Formularit Përmbledhes të Vetdeklarimit të operatori ekonomik në ditën e hapjes së Ofertës, sipas shtojcës 10 të DST-ve të Shërbimeve Sociale dhe shërbimeve të tjera specifike;
2. Formulari i ofertës të shërbimit
3. Sigurimin e ofertës në vlerën 2 % të fondit limit.

3. Kapaciteti Teknik
3.1 Operatori ekonomik ofertues duhet të ketë eksperiencë të provuar në 3 vitet e fundit në një vlerë jo më pak se 40% e fondit limit, në restaurimin e filmave artistike dhe ose materialeve audiovizive me vlera arkivore.

Për të provuar eksperiencën e mëparshme operatori ekonomik duhet të paraqesë portofolin e shoqërisë me të paktën 3 projekte të ngjashme, duke specifikuar natyrën e ndërhyrjeve (restaurim digjital, stabilizim imazhi, korrigjim ngjyrash, restaurim audio, etj.)

3.2 Të disponojë pajisje dhe software profesional për restaurim filmik (p.sh. për përpunim imazhi dhe audio, color grading), ose të dëshmojë akses të garantuar në infrastrukturë të tillë përmes partneriteteve
Për të plotësuar kriterin e mësipërm operatori ekonomik duhet të paraqesë certifikatë/dëshmi/fatura/ kontrata.

3.3 Të ketë minimumi 3 anëtare të stafit për pozicione specifike në restaurim audioviziv, përfshirë specialistë të imazhit dhe zërit dhe colorist, me eksperiencë të dokumentuar në projekte të ngjashme.
Ky kusht do të plotësohet me paraqitjen e formularit Përmbledhës të Vetdeklarimit të operatori ekonomik në ditën e hapjes së Ofertes, sipas shtojcës 10 të DST-ve të Shërbimeve Sociale dhe shërbimeve të tjera specifike.
3.4 Të garantojë sigurinë dhe integritetin e materialeve digjitale gjatë gjithë procesit të punës (ruajtje, transferim, backup).
Operatori Ekonomik për plotësimin e kritrit të sipërcituar do të paraqesë deklaratë për të garantuar sigurinë dhe integritetin gjatë procesit të punës.
Operatori ekonomik fitues për nënshkrimin e një kontrate/dorëzimin e faturës tatimore duhet të ketë:
– Kopje të Certifikatës elektronike për Fiskalizimin, për tatimpaguesit që përdorin Platformën Qendrore të Faturave.
– Kopje të Certifikatës elektronike per Fiskalizimin dhe Kopje të vlefshme të Kontratës së lidhur me Shoqërinë e Certifikuar për zgjidhjen softëar-ike në përdorim, për tatimpaguesit që lëshojnë faturat nëpërmjet zgjidhjes softëar-ike”.

Gjuha e ofertës duhet të jetë: shqip / i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i njësuar me origjinalin nga noteri.

Konkurrentët paraqesin vetëm 1 (një) zarf me dokumente të cilët duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre në përputhje me kërkesat për kualifikim dhe vlerësim të kërkuara nga institucioni që zhvillon proceduren.

2.3. Zarfi i dokumenteve duhet të jetë i mbyllur, i vulosur dhe mbi të duhet të jenë të shkruara:

“Ofertë për procedurën me objekt “Restaurimi Digjital i 6 (gjashtë) Filmave Artistikë Shqiptarë”.

Për: Arkivin Shtetëror Qëndror të Filmit, Adresa: Rruga “Aleksandër Moisiu” nr. 76, ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë.

TITULLARI I AUTORITETIT KONTRAKTOR
Eljan Tanini

NJËSIA E PROKURIMIT
1. Elvana Çela
2. Hermelinda Troqe
3. Erand Meça

Linku i publikimin: https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=be3fff76-71ea-4577-869d-27edfde1f1af